Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deti i Veriut ne gjendje alarmi nga nafta e derdhur

Bombe ekologjike ne Detin e Veriut ne lindje te Aberdeen mbi brigjet skoceze. Platforma “Ganet Alfa” e Shell-it po derdh nafte ne det. Pas nje defekti te pare, ka mberritur edhe shperthimi i dyte. “Kemi nje sistem nenujor shume kompleks dhe humbja e naftes ne det ndodhet ne nje pozicion shume te veshtire dhe duhet nje nderhyrje shume e forte detare”, ka thene pergjegjesi per zonen e Evropes, Glen Cajlej. Nersa skuadrat e nderhyrjes ndodhen ne pune te plot per te individualizuar defektin.
“Lajmi i dyte per nje tjeter defect te rende te platformes ka perforcuar edhe me teper prokupimet ne lidhje me ate se si ka ndodhur kjo ngjarje”. Kjo behet e ditur nga Viki Ujat, zedhenese e ndermarrjes ne vazhdim te rrjedhjes se naftes qe ka nisur qe prej te merkures se kaluar ne brigjet e Skocise. Zedhenesja ka shpjeguar se shoqeria nuk ka dhene informacione te tjera mbi tmerrin ekologjik qe po perhapet shume shpejt.
“Incidente te tilla jane si bomba te vogla ekologjike”, ka shpjeguar keshtu per ekosistemin detar Silvio Greco. “Behet fjale per ekosisteme mjaft delikate dhe mjaft precize. Ne pergjithesi, ne Detin e Veriut ka nje perqendrim te forte te peshkut merluc dhe nje zone shume te madhe me dhjetera specie shpendesh detare. Problemi i pare eshte intoksifikimi i provokuar nga nafta si dhe ngordhja e shume larvave dhe peshqve ne siperfaqe”.
Drama sic nenvizojne ekspertet “eshte se nese vazhdohet te minimizohet eposidi sikur te ishte normal dhe te mos shkarkohej me nafte ne det. Eshte nje ngjarje absurde qe nuk te japin te dhenat e sakta qe tregojne se kompanite e madhe kane nje objektiv te vetem, rritjen e kapitalit shoqeror, por ne shfrytezim total te ambjentit natyror”.

Hermesnews, 17.08.2011