Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Sot zhvillohet hetimi i zgjeruar shteteror ndaj CEZ-it!!! 78% e te anketuarve kane opinion te keq per CEZ-in

Problemet me energjinë, të hënën mblidhet Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve
Ditën e hënë, më datë 08.08.2011 ora 14.00 pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të mblidhet Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve.
Në këtë mbledhje do të merren në shqyrtim një numër i konsiderueshëm ankesash të konsumatorëve kundrejt kompanisë CEZ Shpërndarje, në lidhje me:
– Mungesën e furnizimit me energji elektrike për një periudhë të gjatë (deri edhe më shumë se një muaj).
– Mosdorëzimin e faturave të energjisë në vendbanimet e konsumatorëve.
– Mosinformimin në kohë të konsumatorëve në lidhje me ndryshimin e vendodhjes së sporteleve, ku bëhet pagesa e faturave të energjisë elektrike, duke shkaktuar detyrimin e konsumatorëve për pagesë të kamatvonesave.
– Gjobitjen e konsumatorëve nga ana e operatorit CEZ Shpërndarje për shkak të mungesës së vulave në aparatin matës.
– Vendosjen afrofe në shuma të konsiderueshme (rreth 1000 kw/orë në muaj) në faturat e energjisë me pretendimin e ndërrimit të sahateve nga ana e kompanisë.
– Vendosjen e zërit “vlerë e debisë” në shuma të konsiderueshme që i ngarkohet vazhdimisht konsumatorëve nëpërmjet faturave.
Me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, zotit Nasip Naço, duke nisur nga dita e sotme, datë 05.08.2011, është vënë në dispozicion të konsumatorëve numri i telefonit 04- 2222 655 për njoftimin e ankesave të konsumatorëve.

energjia.al, 08.08.2011

METE: CEZ të rilidh energjinë elektrike për ujësjellësit
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës prej disa kohësh është duke ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në disa qytete të vendit pas ndërprerjes së energjisë elektrike të ndërmarrjeve të ujësjellësve nga kompania CEZ Shpërndarje.
METE i bën thirrje kompanisë CEZ Shpërndarje që të rilidh menjëherë energjinë elektrike për ndërmarrjet e ujësjellësave, duke i dhënë fund situatës së krijuar në disa qytete të vendit, sidomos në zonat turistike si dhe i bën me dije kompanisë CEZ Shpërndarje se këto veprime nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemit të detyrimeve financiare që CEZ ka ndaj institucioneve shtetërore.
METE, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe turistëve, i bën thirrje drejtuesve të kompanisë CEZ që të marrin të gjitha masat për sigurimin e energjisë elektrike në këto zona, duke respektuar në këtë mënyrë detyrimet që ka kjo kompani sipas Deklaratës Rregullatore.
Në këtë kontekst, METE konsideron të papranueshëm çdo mekanizëm presioni për arkëtimet e borxheve ndaj ujësjellës-kanalizimeve, duke vlerësuar se nuk është kjo rruga e zgjidhjes së problemit, por është menaxhimi i keq i kësaj kompanie në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, e cila mban përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar.
Edhe njëherë METE, në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka marrë të gjitha masat e duhura ligjore për shlyerjen në kohë të detyrimeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj CEZ, por njëkohësisht kërkojmë impenjim serioz nga drejtuesit e kësaj kompanie për shlyerjen e detyrimeve disa herë më të mëdha që kjo kompani ka ndaj dy kompanive KESH dhe OST.
METE i bën me dije opinionin publik se ka ngritur një Grup Pune për të parë mundësinë e liberalizimit të tregut të shpërndarjes së energjisë elektrike.

energjia.al, 08.08.2011

78% e te anketuarve kane opinion te keq ose shume te keq per sherbimet e CEZ-it

Portali i Energjise ne sondazhin e rradhes te muajit Korrik kishte per teme vleresimin e sherbimeve te Cez-it. Rezultati eshte i befasishem, ku 78% te pjesemarresve i vleresojne keq ose shume keq sherbimet qe ofron CEZ Shperndarje. Vetem 22% i vleresojne keto sherbime si normal, mire apo shume mire.

energjia.al, 08.08.2011


CEZ Shpërndarje: Për të përmirësuar arkëtimet ne jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë
CEZ Shperndarje ne reagim te deklarates publike te bere nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes deshiron te informoje konsumatoret dhe median se kompania do te beje gjithcka mundet me qellim qe ata qe paguajne faturat e energjise elektrike te mos duhet te mbajne ne kurriz edhe ata qe nuk i paguajne ato.
Nderprerja e energjise per debitoret nuk eshte pika ku deshiron te mberrije kompania, por pas berjes se veshit te shurdher te ujsjellesave ndaj gjithe njoftimeve per debi qe nga maji e ketej, dhe pas nje sere takimesh, CEZ Shperndarje nuk mund te toleroje me borxhin prej 1.1 miliard lekesh te akumuluar nga ujsjellsat pergjate ketyre muajve.
CEZ Shperndarje ka ndjekur te gjitha menyrat e mundshme te komunikimit me te gjitha institucionet me qellim qe te gjendet nje zgjidhje per problemin e krijuar. Ne kemi pritur me shume kenaqesi te gjitha deklaratat e bera nga Qeveria shqiptare per sa i perket alokimit te fondeve per te ndihmuar ujesjellsat te paguajne faturat e energjise elektrike. CEZ Shperndarje ve ne dukje se shume ujsjellsa kane arritur te permbushin detyrimet e tyre kontraktore, si pershembull ujsjellesi i Elbasanit dhe te tjere. Por pamundesia e ujsjellsave te tjere per te permbushur detyrimet e tyre kontraktore nuk duhet te jete pergjegjesi qe duhet hedhur mbi supet e CEZ Shperndarje.
Ne jemi duke punuar intensivisht per te mos lejuar me fenomenin e mospagesave te faturave te energjise elektrike, i cili eshte i perhapur ne gjithe vendin dhe ka nje ndikim negative ne cilesine me furnizim te energjise elektrike per klientet tane. Pa arketimin e pagesave te faturave kompania nuk eshte ne gjendje te mbijetoje.
Me qellim qe te rrise masen e arketimeve kompania eshte e angazhuar te nderprese energjine ndaj gjithe atyre klienteve familjare, buxhetore, apo jobuxhetore te cilet injorojne te gjitha mundesite per zgjidhje qe ofron CEZ Shperndarje edhe per pages ate pjesshme te borxhit.
Kompania deshiron te sqaroje se borxhi i akumuluar i ujsjellesave eshte nje nga arsyet se pse CEZ Shperndarje aktualisht nuk ka mundesi te paguaje te gjitha detyrimet qe ka ndaj KESH dhe OST. Ne kete kuader, ne duam te perserisim se ne jemi gati te punojme me Qeverine shqiptare dhe te gjitha institucionet me qellim qe te gjejme nje zgjidhje per keto probleme gje qe do te sjelle me pas permiresim te sherbimit ndaj klienteve tane.

energjia.al, 05.08.2011

CEZ, dy mënyra shërbimi ndaj klientit 
Kompania “CEZ Shpërndarje” në pikat e shërbimit ndaj konsumatorit afishon njoftime të shumta. Këto njoftime kanë të bëjnë me qartësimin dhe informimin e klientëve për mënyrat e pagesës së faturës elektrike, për penalitete të bazuara në ligj dhe rregulla për abuzuesit dhe mospaguesit e detyrimeve. CEZ aplikon një shumë prej 0.5% në ditë mbi detyrimin për t’u paguar për kamatë-vonesat. Nëse klienti nuk shlyen detyrimet brenda 30 ditëve, atëherë ai njoftohet me shkrim nga kompania për shkëputjen e energjisë elektrike brenda 72 orëve.
Kur klienti ka më shumë se tre muaj që nuk shlyen detyrimet edhe pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë kompania “CEZ Shpërndarje” mund të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën e furnizimit me energji elektrike. Në këto pika të kujdesit ndaj klientit, cilësia e shërbimit është rritur, sidomos nëse e krahasojmë me periudhën e para privatizimit të OSSH-së. Klientët shpesh marrin përgjigje për ankesat dhe problemet e tyre në mënyrë korrekte.
Por nga ana tjetër, periferia e Tiranës vuan mungesën e furnizimit me drita, duke ndjenjur me ditë të tëra në terr, edhe pse në periferi klientët paguajnë rregullisht detyrimet ndaj “CEZ Shpërndarje”. Kompania nuk dërgon teknikë për të zgjidhur problemet e klientëve të saj. Zona e Qytetit të Nxënësve në Tiranë, ka tri ditë që vuan mungesën e dritave dhe deri tani nuk është bërë asgjë. Të kontaktuar me telefon nga Tv SCAN, drejtues të kësaj kompanie janë shprehur se nuk janë në dijeni të këtij problemi, gjë që na çon të besojmë se zgjidhja do të vonojë.

TV Scan, 05.08.2011