Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turizmi dhe energjetika lakmohen nga të huajt

Shqipëria është kthyer në vëmendjen e investitorëve të huaj, çka do të thotë se tashmë jemi një vend që garanton siguri dhe zhvillim. Drejtorja e Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim, Eneida Guria, u shpreh për RTV SCAN se, një interes të madh ka nga këto kompani për të investuar në sektorë si: energjetika, turizmi, agrobiznesi dhe minierat.
Sipas zj.Guria, kompanitë e interesuara për të investuar në vendin tonë janë nga vende të ndryshme Europiane dhe më gjerë. Megjithëse ka pak muaj që kjo Agjenci ka nisur funksionimin, pranë zyrave të saj ka mjaft interes për bazën ligjore dhe mundësitë e investimit në Shqipëri.

TV Scan, 22.07.2011