Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Golden Touch, pritshmëri të lartë për ar në Shqipëri

Kompania e kërkimit të metaleve të çmuar, Golden Touch, e listuar në treguesit e gjerë të bursave të Torontos dhe Frankfurtit ka publikuar rezultatet e analizave të kërkimit të arit në rajonin e Rubikut në Shqipëri, të cilat sipas saj kanë pritshmëri të lartë për prodhim. Sipas deklaratës, Golden Touch, po realizon projektin e shpimit dhe marrjes së kampionëve të mineralit për të bërë një vlerësim të plotë të mineralizimit me ar, të shtresave të tokës në këtë rajon të vendit tonë.
Kompania thotë se projekti i shpimeve është bazuar në rezultatet e publikuara në vitet 1980 nga gjeologët shqiptarë. Sipas deklaratës janë realizuar 12 shpime në total. “Nga rezultatet e analizave të 5 shpimeve, 4 prej tyre kanë mineralizim sinjifikant” thuhet në deklaratë, e cila paraqet edhe rezultatet e mineralizimit në varësi të thellësisë së shpimit që shkojnë nga maksimumi i 3 gram ar për ton në minimumin e 1.3 gram ar për ton.
“Shpimet e mëparshme kanë sugjeruar se mineralizimi mund të zgjatet përtej thellësisë 1 mijë e 300 metra. Ari në dheun e anomalive gjeo-kimike tregon se mineralizimi mund të kalojë deri në thellësinë 6 kilometra”, thotë deklarata e përgatitur nga presidenti i Golden Touch, Robert Murdoch, anëtar i institutit australian të Gjeo-shkencave dhe përgjegjës i përmbajtjes teknike të deklaratës për shtyp.

TV Scan, 21.07.2011