Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Merkel: Partneritet mes Gjermanisë dhe Angolës për energjinë

Kancelarja gjermane  Angela Merkel ofroi partneritet për energjinë mes Gjermanisë dhe Angolës. Por kushtet paraprake janë kushtet e politike stabile në vendin e pasur me gaz dhe naftë, tha Merkel gjatë një konference ekonomike dypalëshe në kryeqytetin Luanda. Lidhur me sektorët për investime nga firmat gjermane, kancelarja përmendi atë në ekonominë energjetike, në teknologjinë moderne dhe në pajisjen e shkollave dhe universiteteve. Merkel theksoi në stacionin e dytë të turit të saj në Afrikë se firmat gjermane mund të ndihmojnë edhe në eksplorimin e depozitave të tjera minerale në vend.

Dojce Vele, 13.07.2011