Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greva 48-orëshe, lë pa energji mbarë Greqinë

Punonjësit e sindikatës së kompanisë shtetërore të energjisë hynë sot në Ministrinë e Transportit në Athinë. Ata thonë se ministria u ka borxh miliona euro të papaguara në fatura dhe premtuan të marrin kontrollin e rrymës elektrike të ministrisë.
Punonjësit filluan dje një grevë 48 orëshe, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në mbarë vendin për të protestuar privatizimin e kompanisë, pjesë e planeve të nevojshme për të mënjanuar falimentimin nga borxhi.
Shitja e aseteve shtetërore të kompanisë është një hap i rëndësishëm për të siguruar 50 miliardë euro nga privatizimet deri në vitin 2015.
Kryeministri grek i mbijetoi votëbesimit të rëndësishëm sot herët, duke mbajtur gjallë një qeveri që thotë se është e dedikuar për të mënjanuar falimentimin që mund të sjellë një katastrofë financiare në botë.
Deputetët votuan në vija partiake – 155 pro dhe 143 kundër ndaj planit të kryeministrit Papanderu, i cili tani përballet me një votë kritike javën e ardhshmepër një paketë masive ndihmash që kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë thonë se duhet miratuar deri në fund të qershorit. Një analist nga Fondacioni Helen për Politikën e Jashtme dhe Evropiane në Athinë beson se Papandreu do të marrë votëbesimin edhe javën e ardhshme por një nga shqetësimet e tij kryesore është mundësia dhe gadishmëria e qeverisë për të zbatuar plotësisht reformat.
“Javën e ardhshme qeveria do të ketë një votim tjetër të rëndësishëm në parlament. Besoj se rezultati do të jetë I njëjtë. Megjithatë duhet të bëjmë dallimin midis votimit dhe gadishmërisë së qeverisë për të zbatuar masat në praktikë. Kemi parë në të kaluarën se memorandum i mirëkuptimit herën e pare, u miratua në parlament por nuk u zbatua në praktikë. Ky është një problem i politikës greke”, thotë Jorgo Tzogopoulos.
Policia përdori gazin lotsjellës sot herët në mëngjes për të sprapsur gati 200 protestues nga një miting pranë parlamentit pasi kryeministri mori votëbesimin.
“Protestat janë një tregues i rëndësishëm. Sheh shumë dëshpërim në fytyrat e njerëzve përreth. Kjo do të thotë se nuk ka të ardhme”, thotë ky protestues.
Vendimi i marrë pas mesnatës, erdhi në kohë për gazetat greke që u shtypën vetëm disa orë më vonë. Natyrisht, faqet e para u dominuan nga lajmi, me Ta Nea, një nga gazetat kryesore greke ku lajmi ilustrohej me një fotografi të ministrit të financave Evangelos Venizelos gati për t’i shtrënguar dorën zotit Papandreu.
Greqia po funksionon financiarisht me 110 miliardë eurot e huasë së ndihmës së dhënë nga vendet e tjera të eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar. Por vendi nuk ka përmbushur detyrimet e caktuara dhe tani po negocion një paketë të dytë që kryeministri Papandreu thotë se do të jetë në të njëjtën përmasa si e para.

Agjensia Lajmi i Fundit, 23.06.2011

Agjensia e Lajmi i Fundit, 23.06.2011