Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pesha: Ankesat më të shumta për energjinë

Numri më i madh i ankesave të bëra nga konsumatorët janë për energjinë elektrike. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Besjan Pesha, tha për RTV SCAN se, është ngritur një sistem komunikimi i drejtpërdrejtë me kompaninë CEZ Shpërndarje për të zgjidhur sa më shpejt të gjitha ankesat.
Pesha thotë se, veç konsumatorëve, në portalin kmk.al po afrohen edhe kompanitë e ndryshme të biznesit duke pretenduar zgjidhjen e problemeve të tyre. Portali kmk.al ka rreth 3 muaj që është në shërbim të konsumatorit, por duket se janë të paktë ata që e njohin dhe dinë se mund të depozitojnë ankesat e tyre të cilat do të marrin një zgjidhje të shpejtë. Konsumatorët vazhdojnë të ankohen pranë komisionit duke dërguar letra, ose edhe duke u paraqitur vetë në dyert e këtij të fundit.

TV Scan, 13.06.2011