Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia në Shqipëri, mbi 90% hidro

Veprat prodhuese në Shqipëri janë totalisht prodhim hidro, pra kemi një prodhim energjie të pastër pa ndikime në mjedis. HEC-et më të mëdhenj ndodhen në veri të vendit (Vau i Dejës, Koman, Fierzë), ndërsa pjesa tjetër, kryesisht ato me kapacitet më të vogël, janë të shpërndara në territorin e vendit. TEC-et kryesisht janë jashtë pune, ku më i madhi ka qenë TEC-i i Fierit, i cili mendohet të rehabilitohet. Objekti më i madh termo që kompania po ndërton është TEC Vlora, i cili është projektuar me një fuqi 97MW dhe aktualisht ka përfunduar ndërtimi dhe është në fazën e fundit të komisionimit të tij.
Në planet e zhvillimit në perspektivë mendohet dhe ndërtimi i shumë hidrocentraleve, kryesisht të vegjël apo të mesëm, të cilët nëpërmjet Ministrisë janë dhënë në formë koncesioni investitorëve të ndryshëm.

Gazeta Mapo, 30.05.2011