Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Naço priti në një takim përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri

Tema kryesore e bisedimeve gjatë takimit te dates 24 Maj ishte zbatimi i Projektit për Reformën në Mjedisin e Biznesit dhe Fuqizimin Institucional, projekti BERIS, i cili është një bashkëfinancim i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare. Projekti BERIS synon të përmirësojë klimën e biznesit në Shqipëri nëpërmjet implementimit të komponentëve të tij.
Ministri i METE dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan në lidhje me ecurinë e projektit BERIS, i cili synon të përmirësojë klimën e biznesit në Shqipëri dhe fuqizimin institucional.
Z. Naço shprehu angazhimin e plotë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që projekti BERIS të zbatohet me sukses, në të gjithë komponentët e tij, dhe falënderimet e tij për mbështetjen që Banka Botërore po jep për qeverinë shqiptare dhe për biznesin me anë të këtij projekti. Ministri theksoi faktin se, METE ka përvetësuar kapacitetet për të monitoruar dhe vlerësuar progresin, si dhe për të ndërmarrë konsulenca efektive me sektorin e biznesit.
Një pjesë e rëndësishme e projektit BERIS ka të bëjë me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, ku synohet rritja e shërbimeve të ofruara nga DPM, e cila pritet të përmirësohet me ndërtimin e laboratorit të ri të metrologjisë.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës garantoi përfaqësuesit e Bankës Botërore se nga ana e DPM dhe METE do të përmbushen me përgjegjshmëri të gjitha detyrimet për zbatimin e projektit BERIS.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e Bankës Botërore falënderuan Ministrin për mbështetjen e tij dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për këtë projekt kaq të rëndësishëm.

energjia.al, 26.05.2011