Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Centrali në Japoni, jep dorëheqjen drejtori i Tepco

Presidenti i Tepco, kompania që menaxhon centralin e dëmtuar të Fukushimës, ka dhënë dorëheqjen pas një humbjeje prej 15 bilionë dollarësh vitin e kaluar.
Masataka Shimizu do të zëvendësohet nga drejtori i menaxhimeve Toshio Nishizawa, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Humbja e Tepco përbën një rekord për një kompani jofinanciare. Tërmeti dhe tsunami i 11 marsit dëmtuan rëndë centralin e Fukushimës, i cili vazhdon të ketë rrjedhje radioaktive.
Shimizu e njoftoi lajmin në një konferencë për shtyp në zyrat e kompanisë në Tokio. “Dua të marr përgjegjësitë menaxheriale dhe të bëj një largim simbolik”, tha ai.

NOA, 20.05.2011