Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tahiri: Priten zgjidhje për lëvizjen e lirë e energji

Shefja e ekipit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se në raundin e katërt të bisedimeve që filloi sot mund të priten rezultate në të paktën tri fusha.
“Rezultate substanciale në çështjet e dialogut presim në lëvizjen e lirë, në tregtinë e lirë dhe në çështjet e energjisë. Këto janë tri fusha të mëdha, ku të dy delegacionet kanë punuar me përkushtim dhe jemi në një fazë ku në këto dy ditë do të dalë një kornizë e marrëveshjes për këto tri çështje”, tha Tahiri para fillimit të takimit.
Në anën tjetër, homologu i saj serb, Borko Stefanoviq, është shprehur optimist për zgjidhje në tema si kadastri e regjistri civil.

Radio Evropa e Lire, 17.05.2011