Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mercedes është duke përgatitur S klasën elektrike

Sipas fjalëve të shefit për teknologji të “Mercedesit”, Thomas Weber-it, nuk është përjashtuar mundësia e arritjes së versionit plotësisht elektrik të S klasës. Më saktë, Weber e konfirmoi se “Mercedes” momentalisht është duke hulumtuar se sa është kërkesa për këta automobila.
Gjenerata e ardhme e S klasës gjithsesi është në dispozicion në versionin hibrid dhe në plug-in hibrid versionin, ndërsa zemrën e kësaj makine do ta përbëjnë motorët e “Mercedesit” V6 dhe V8 me benzinë. Këta do t’i lënë të kënaqur një numër të madh të blerësve “të gjelbër”, kështu që pritet të shihen sa janë të interesuar me këta blerësit të cilët nuk janë mjaftueshëm “të gjelbër”.
Të shtojmë se në ofertë janë gjithsesi versionet standarde me benzinë dhe me naftë, derisa modeli më kursimtar në dispozicion do të jetë motori 2.2-litra 4-cilindërsh me naftë. Sa i përket karakteristikave tjera, ndikim themelor në dizajn do ta ketë koncepti F800 Style i prezantuar në sallonin e automobilave në Gjenevë, dhe nuk duhet të dyshojmë se kjo gjeneratë e limuzinave luksoze të “Mercedesit” do të jetë e mbushur me teknologji të avancuara dhe inovative.
Përndryshe, kjo është edhe shenja dalluese e S klasës.

Gazeta Zeri, 16.05.2011