info@energjia.al

Ngrohtorja e Prishtines “Termokos” ka bërë të ditur se pas problemeve, që janë shfaqur sot në mëngjes, si pasojë e një problemi teknik të shkaktuar në softuerin e sistemit të kogjenerimit, që kishte ndikuar në ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ngrohje, falë angazhimit të ekipeve tona janë tejkaluar problemet e paraqitura.

Ekipet tona kanë punuar intensivisht për identifikimin, sanimin e këtij problemi si dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ngrohje.

Tanimë, sistemi i kogjenerimit është rikthyer në funksion. Kemi filluar me marrjen e sasive të para të avullit nga Termocentrali “Kosova B” për prodhimin e energjisë ngrohëse, e cila shumë shpejtë do të arrijë tek të gjithë konsumatorët tanë.

Është sezoni i katërt ngrohës, që prej funksionalizimit të sistemit të kogjenerimit dhe furnizimit me energji termike nëpërmes këtij sistemi, i cili ka funksionuar pa kurrfarë problemi deri më tani.

Ky është problemi i parë i shfaqur deri më tani në sistemin e kogjenerimit, andaj shpresojmë në mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve tanë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  16.11.2017

Për shkak të punimeve të planifikuara në disa n/stacione të vendit, në kuadër të mirëmbajtjes së tyre, në prag të sezonit të dimrit, OSHEE do të ndërpresë energjinë elektrike në disa zona në Tiranë.

N/Stacioni Traktora;

Data: 13/11/2017

Ora: 09:00-13:00’.

Zonat: Kodra e Kokonozëve, ish Parku Komunal, Pallatet te Oxhaku, Porcelani, Kodra Priftit dhe Shkozë

N/Stacioni Traktora;

Data 14/11/2017

Ora: 09:00-13:00

Zonat: Rrugët “Pasho Hysi” dhe Todi Shkurti”, Kryegjyshata, Poligrafiku,

Burgu 325 dhe zona te Depo e Ujit

N/Stacioni Traktora;

Data: 15/11/2017

Ora: 09:00-13:00

Zonat: “Rruga Kokonozëve”, Shkozë pjesërisht, Antenat e TV-ve dhe vilat qeveritare në Dajt, si dhe TV News 24

N/Stacioni Traktora;

Data: 16/11/2017

Ora 09:00-13:00

Zonat: pranë Uzinës Traktorit, Shkozë, pranë Depos së Ujit dhe Senatoriumit

N/Stacioni Traktora;

Data 17/11/2017

Ora 09:00-13:00

Zonat: Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali dhe pranë Reparti 8802

energjia.al  13.11.2017

Sot nga ora 09.00-12.00 një pjesë e kryeqytetit do të jetë pa energji. OSHEE njofton qytetarët se nesër do të jenë pa energji disa zona për shkak se do të ndërhyhet në linjën 35kV L30-2 Sharre 220kV – Tec Kombinat. Ndërhyrja, sipas OSHEE do të bëhet për të parandaluar problemet e shpeshta, sidomos gjatë dimrit.

Zona qe mbeten pa energji ne Tirane / Ndroq, Pinet, Barzez, Zhurije, Peze e Madhe, Stacion Pompash, Vodafon Gro, Peze e Vogel, Peze Helmas, Zona Kashar (pjeserisht), Yrshek, Fushe Mezez, Ish Rruga Ura,

Zona prane Bregut te lumit, Laknas, Zona e Fushe Misto Mames, Sharre, Zona prane Kmy (pjeserisht), 3 Heronjte, Privat(Algrec), Yzberisht, Vaqarr, Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet, Qyteti Kombinat, Rr. Qelqit, Fabrika e Duhanit.

Shqiptarja.com  31.10.2017

Në disa zona në kryeqytet, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve për ndërtimin e fiderit të ri 336.

Në një njoftim të OSHEE thuhet se gjatë ditë së nesërme, përgjatë orës 09:00 – 14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën “Artan Lenja”, pranë ish Parkut 21 Dhjetori, tek Fusha e Aviacionit.

“Për shkak të punimeve për ndërtimin e fiderit të ri 336, ku parashikohet të vendosen kabina dhe linja të reja 20 kV, nesër më datë  29 shtator, nga ora 09:00-14:00 do të ketë kufizime të energjisë në rrugën “Artan Lenja”, pranë ish Parkut 21 Dhjetori, tek Fusha e Aviacionit”, thuhet në njoftim.

Scan Tv,  29.09.2017

Disa zona në Tiranë nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes tek Presidenca dhe disa ambiente afër saj si dhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në zonën e ish-Bllokut.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për instalimin e rrjetit 20 kv në kabina, në datë 20 shtator, ora 09:00-15:00 do të ketë kufizim të energjisë Shtëpia e Pritjes tek Presidenca dhe disa ambiente afër saj si dhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pjesërisht’, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Shqiptarja.com  20.09.2017

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), me datë 9 Shtator 2017 (E Shtunë) nga ora 06:00 deri në orën 09:00 në Nënstacionin NS 110/10 kV Klina, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1.

Gjatë kësaj kohe do të bëhet instalimi i transformatorëve matës të tensionit në anën 10 kV.

Gjatë këtij intervali kohor qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Klina do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Gjithashtu në kuadër të projektit të njejtë, me datë 10 shtator 2017 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1.

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga daljet 35 kV të transformatorit T1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave (nga ora 06:00 deri në 06:10), (redukimi i parashikuar 9 MWh/h), ndërsa qytetarët/institucionet që furnizohen nga daljet 10 kV të transformatorit T1 mbesin pa furnizim me energji elektrike deri në ora 11:00. (redukimi i parashikuar 11 MWh/h)

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti instalimin e transformatorëve matës të tensionit,  në kuadër të projektit të KOSTT sh.a

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.09.2017

KEDS njofton se në disa vende të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ja cilat janë ato:

Më 24.07.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J14 Zona Industriale  (Kodi: 13000018)  prej orës 13:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: MTI-Instituti i produkteve dhe laboratori i lëndëve kimike, Objekti qeveritar Qendra e panaireve.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i objektit.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit.

Telegrafi,  24.07.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për arsye të investimeve do të mbetet pa energji një pjesë e zonës së Liqenit të Thatë nga ora 10:30 deri në 14:00.

OSHEE njofton banorët e zonës që të marrin masat për pjesën e ditës që do të mbeten pa energji elektrike.

Në pjesën e rrjetit te zona e Liqenit të Thatë janë duke u kryer disa investime nga OSHEE.

Shqiptarja.com  11.04.2017

I ndërtuar rreth 30 viteve më parë për të internuarit gjatë diktaturës, fshati Adriatik në njësinë administrative Remas të Bashkisë Divjakë, zor se mund të konsiderohet një vendbanim normal edhe në ditët e sotme.

Provë e kësaj është dhe kabina elektrike pa mure që ndodhet në mes të fshatit.

“Është korrenti i hapur këtu. Të paktën ta kishin rrethuar me rrjetë. Fijet bëjnë masë herë pas here”, thonë banorët.

Problemi është i dukshëm, ditë e natë aty kalojnë njerëz apo luajnë fëmijë dhe rreziku shtohet në mot me shi, por ende nuk ka zgjidhje.

Administratori Engjëll Guri thotë: “Ne kemi folur me drejtorin e OSHEE-së dhe kemi rënë dakord për një projekt që do i japë zgjidhje shumë shpejt këtij problemi. Brenda 2-3 muajve do të zgjidhet”.

Banorët shpresojnë se problemi i tyre 10-vjeçar dhe shumë shqetësime të tjera të trashëguara nga pushtetet që janë ndërruar në vite do të zgjidhen në këtë fushatë elektorale.

Top Channel,  30.03.2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në nstacionin Traktora, që do të kryhen në datat 01-03 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona:

01 Mars
Kodra e Kokonozëve, Ish- Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Priftit, Shkozë.

02 Mars
Rr. “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona pranë Depos së Ujit, Rr Todi Shkurti (pranë pallateve Grand).

03 Mars
Rr. Kokonozëve, Shkozë (pjeserisht), Garda, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare në Dajt, Televizioni News 24.

energjia.al  01.03.2017