info@energjia.al

Qendra rumune e Energjisë në bashkëpunim me Qendrën për Dialog dhe Bashkëpunim do të mbajnë një Konferencë Ministrore në Bukuresht. Konferenca do të zhvillohet nga data 8 deri në 10 nëntor, ku do të marrin pjesë ministrat e Energjisë nga shtetet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Kinës.

Nëpërmjet kësaj konference synohet të arrihen strategji dhe bashkëpunim mes Evropës dhe Kinës në fushën e energjisë, duke zgjeruar praktikat rregullatorë, tregtinë dhe teknologjinë në një sërë fushash, si energjia e rinovueshme, energjinë bërthamore apo në qymyrin e pastër.

Konferenca do të pasohet nga Panairi Energjitik (16 + 1) i cili do të mbahet në po këto data. Panairi energjitik ofron një platformë për diskutimin dhe shkëmbimin e ideve për kompanitë dhe organizatat në fushën e energjisë, duke ofruar mundësinë për të eksploruar projekte dhe iniciativa të reja biznesi. Panairi do të ndiqet nga 30 kompani të mëdha kineze në fushën e energjisë, përfaqësues të kompanive të energjisë në Rumani dhe i disa firmave në Europën Qendrore dhe Lindore.

Këto janë edhe iniciativat e para të cilat do të ndodhin në kuadër të bashkëpunimit energjetik.

Vendet evropiane pjesëmarrëse përfshijnë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Maqedoninë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Slloveninë, Hungarinë.

Qendra për dialog dhe bashkëpunim për energjinë e 16 + 1 (CDCEP 16 + 1) është themeluar në tetor të vitit 2016 si një iniciativë e Rumanisë në formatin 16 + 1, me një mision për të krijuar një platformë dinamike rrjeteve për bashkëpunimin për zhvillim energji mes vendeve partnere.

Vlen të përmendet fakti se në vitin 2016, Kina ka ngritur një fond investimi prej 10 miliardë euro për infrastrukturën e energjisë, bujqësinë, turizmin dhe projektet e infrastrukturës së transportit. Brenda këtij formati 16 + 1, Rumania zgjodhi investimet në sektorin e energjisë dhe krijoi Qendrën për Dialog dhe Bashkëpunim në Projektet e Energjisë – CDCEP.

Scan Tv,  10.11.2017

Me praninë e Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë z. Johanes Hahn u zhvillua sot në Shkup të Maqedonisë ministeriali i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Ministri i Energjisë z.Damian Gjiknuri dhe zv.ministrja e Punëve të Jashtme znj.Odeta Barbullushi.

Takimi i parë u zhvillua mes ministrave të energjisë të gjashtë vendeve të Ballkanit ndërsa më pas u mbajt dhe një sesion i përbashkët mes ministrave të energjisë dhe atyre të jashtëm ku u dhanë mesazhe të rëndësishme për të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

Në takimin e Ministrave të Energjisë, drejtuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe Komisionit Evropian analizuan ecurinë e reformave në sektorin energjitik në vendet e Ballkanit ndërsa theksuan hapat pozitiv të ndërmarra në Shqipëri për reformimin e këtij sektori, mirëadministrimin dhe hapjen e tregut. Në takim u evidentua fakti që çertifikimi i Operatorit të Sistemit Shqiptar të Transmetimit është procesi i parë që kryhet në të gjithë rajonin duke e bërë tanimë pjesë të rrjetit evropian të transmetimit.

Z.Gjiknuri parashtroi në këtë takim ecurinë e deri më tanishme të sektorit energjitik në Shqipëri dhe hapat që parashikon të ndërmarrë qeveria me synim thellimin e kësaj reforme. Në kuadër të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dy janë fushat ku do të përqëndrohet reforma. Së pari, në drejtim të krijimit të një tregu rajonal dhe së dyti sigurimi i qëndrueshmërisë energjitik edhe përmes rritjes së vëmendjes ndaj efiçencës së energjisë. Z.Gjiknuri theksoi hapat e ndërmarra nga qeveria për krijimin e Bursës së Energjisë dhe liberalizimin e tregut.

Në takim, Komisioni Evropian dhe Fondi Evropian i Investimeve firmosën marrëveshjen e dhënies së një kontributi prej 40 milion eurosh nga Bashkimi Evropian për të mbështetur Programin e Efiçencës Rajonale të Energjisë. Në sajë të këtij fondi pritet të përfitojë edhe Shqipëria në kuadër të krijimit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë.

Duke shfrytëzuar prezencën e komisionerit Hahn, ministri Gjiknuri kërkoi që Komisioni Evropian të luajë rolin e tij për të ndërhyrë me synim zgjidhjen e ngërçit rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë. Në këndvështrimin e z.Gjiknuri, pengesa të tilla të krijuara artificialisht nuk ndihmojnë integrimin e tregjeve dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

I njëjti shqetësim u përforcua në këtë takim edhe nga zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z.Gani Koci. Gjatë reagimit të tij, ministri serb i energjisë pranoi se kjo është një çështje politike e cila po trajtohet si pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit dhe do duhet të gjejë zgjidhje në këtë nivel.

Në këtë takim, ministrat e energjisë ngritën shqetësimin e javëve të fundit lidhur me sigurinë e furnizimit për shkak të çmimeve të larta të importit në rajon të cilat janë shkaktuar si pasojë e temperaturave të ulëta dhe thatësirës. Kjo situatë ka bërë që në disa vende si Serbia dhe Kroacia çmimi i energjisë së importuar të shkojë deri në rekordin e 200 euro për megavat. Referuar kësaj çështjeje, ministri Gjiknuri tha se Shqipëria e ka zbutur këtë situatë përmes shfrytëzimit optimal të rezervës së saj hidroenergjitike, duke u ekspozuar sa më pak ndaj kësaj krize energjitike në rajon.

Ministrat u dakordësuan të mbështesin kryerjen e një studimi për potencialet hidroenergjitike të të gjitha vendeve të rajonit, studim i cili në kuadër të procesit të konektivitetit në Ballkanin Perëndimor do të identifikojë burimet e reja energjitike që mund ti shërbejnë në të ardhmen të gjithë rajonit.

energjia.al  10.02.2017

Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë në Durrës një takim të përbashkët ku do të diskutojnë për projektet rajonale, në fusha si transporti dhe nergjia. Ky takim vjen katër muaj përpara atij që do të mbahet në Paris mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian. Ky do të jetë takimi i tretë i radhës pas tij të Berlinit dhe të Vjenës.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm Komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn, Sekretari i Përgjithshëm e RCC, Svilanovic, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i rradhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretari i Shtetit, Harlem Desir dhe Nën-sekretari italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuar nderi.

Ministeriail do të jetë një mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë lidhur me përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Paris në muajin korrik të këtij viti.

Revista Monitor,  29.03.2016

Komisioni Evropian organizoi në Bruksel takimin ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi Energjinë dhe Transportin. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Johannes Hahn. Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë u përfaqësua në tryezë me zv.ministrin Z.Ilir Bejtja. Ministeriali i paraprin takimit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet brenda këtij viti, në vazhdën e procesit të dialogut të nisur në Berlin dhe të vazhduar në Vjenë vitin e kaluar.

Z.Bejtja bëri një prezantim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin e energjisë duke theksuar progresin në rritje dhe rezultatet e prekshme. Gjithashtu u raportua progresi dhe realizimi i angazhimeve të ndërmarra në Samit me qëllim vazhdimin me të njëjtin ritëm të reformave të ndërmarra.

Z. Bejtja gjithashtu theksoi se Ministria e Energjisë do të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore që përfshijnë ligjet kryesore, organizimin e tregut, liberalizimin e tij, forcimin e rregullatorit të pavarur përpara Samitit të Parisit që parashikohet të mbahet në 4 Korrik 2016.

Drejtuesit e Komisionit Evropian vlerësuan reformat progresive të ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin e energjisë elektrike.

***

Gjatë qëndrimit në Bruksel zv.ministri Ilir Bejtja zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kartës së Energjisë Z. Urban Rusnak. Gjatë këtij takimi u  diskutua mbi  aktivitetet dhe prioritetet aktuale në procesin e Kartës së Energjisë.

Theksi u vu mbi konsultimet e vazhdueshme për krijimin e rregullave dhe parimeve të përbashkëta për Energy Transit, dhe rolin e rëndësishëm të Kartës së Energjisë në mbështetjen për të siguruar investimet e nevojshme në këtë sektor.

Z. Bejtja theksoi rëndësinë e Kartës së Energjisë dhe në veçanti në kontekstin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me investimet e ardhshme të energjisë elektrike dhe të rrjeteve te gazit.

Ai ftoi Sekretariatin e  Kartës së Energjisë të organizojë sëbashku me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë  një “Charter Forum” të nivelit të lartë të energjisë në Tiranë gjatë vitit 2016, gjë e cila u mirëprit prej Z. Rusnak.

energjia.al  09.03.2016

Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri në takimin e 13-të të Ministrave të Komunitetit të Energjisë mbajtur në Tiranë

Përshëndetje të gjithëve,

Ju falenderoj për pjesëmarrjen,

Komuniteti i Energjisë dhe traktati i tij është nënshkruar përpara 10 vitesh. Ne kemi patur festime shumë të bukura në Vjenë në muajin Gusht dhe më duhet të them se traktati nuk mbeti në letër por u pasua nga reforma në të gjitha vendet tona.

Në Shqipëri, ne kemi filluar reformat pak më vonë, por tani ne po tregojmë vendosmëri për ta reformuar sektorin e energjisë.

Nuk dëshiroj të përsëris fjalët e Kryeministrit Rama, ai foli shumë qartë se cila ka qenë situata me sektorin e energjisë dhe çfarë po bëjmë ne për momentin. Ne kemi miratuar legjislacionin për sektorin e energjisë dhe të gazit po ashtu. Kemi reformuar edhe sistemin e tarifave dhe kompania në tërësi po vazhdon të ecë përpara pas një situate kaotike.

Shqipëria është një vend i cili ka potenciale të rinovueshme shumë të mëdha dhe bashkë me Sekretariatin e Komunitetit te Energjisë ne do ti kthejmë këto në një aset të vërtetë, duke ndryshuar edhe termat e Traktatit të Energjisë, duke pasur një bashkëpunim të hapur me të gjithë vendet e rajonit.

Dua të theksoj edhe punën që po bëhet në sektorin e gazit me gazsjellësin TAP dhe me korridorin. Natyrisht këto gjëra do të bëhen realitet dhe nuk do të jenë më thjesht projekt në Shqipëri. Ne jemi krenarë dhe të lumtur që jemi pjesë e kësaj qasjeje dhe kemi krijuar edhe themelet e këtij kuadri ligjor jo vetëm për vendin tonë, por që të përfitojnë edhe të gjitha vendet e rajonit.

Shqipëria vërtet ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme gjatë kohës që mbante Presidencësn e Komunitetit të Energjisë. Unë jam shumë krenar që në raportin e zbatimit, përpjekjet tona janë njohur si të tilla dhe perceptimi ka qenë se ne kemi qenë lokomotiva e këtij procesi në integrimin e tregut të energjisë. Po ashtu, gjatë kësaj Presidence, Komuniteti i Energjisë ka patur një organizim efektiv. Ne morëm Presidencën nga Ukraina, kemi pasur të bëjmë pikërisht me një direktivë të re të energjisë dhe atë që quhet rregullorja elektrike TNA. Fokusi ka qenë në zbatimin e paketës së tretë ligjore, një realitet në Shqipëri dhe në Serbi, por po ashtu pjesërisht edhe në Ukrainë, në Kosovë dhe në Moldavi. Do të vazhdohet me këtë punë dhe unë mendoj që kemi pasur një historik shumë të rëndësishëm në punën që është bërë. Natyrisht falënderimet shkojnë për Sekretariatin.

Së fundmi, më duhet që të them se puna e Sekretariatit do të vazhdojë të jetë me ‘high reflection group’ siç njihet. Pra, një legjislacion që do të kemi sot që është propozuar nga Sekretariati, po ashtu edhe dy rregullore nga Komisioni Europian. Komuniteti ynë i Energjisë ka nevojë për këtë reformë dhe për këto pjesë legjislative. Unë jam shumë i kënaqur që procesi ka filluar, që pas fjalëve ne po tregojmë me vepra që ky proces nuk do të mund të kthehet mbrapsht.

Më lejoni që të falënderoj edhe Z. Janez Kopac. Ne kemi një mbështetje shumë të fortë prej tij, por edhe prej zëvendësit Z. Buschle. Duke pasur parasysh mbështetjen institucionale, por edhe përpjekjet tona të vazhdueshme si palë kontraktuale e Komunitetit të Energjisë, ne do ti mbajmë premtimet e këtij Komuniteti, duke e kthyer sektorin tonë të energjisë në motor për të rritur mirëqenien e qytetarëve tanë, ashtu siç po bëjmë në mënyrë të sinkronizuar me Bashkimin Europian.

Ndaj i nderuar Z.Komisioner, unë besoj se ky ka për të qenë një kontribut shumë i rëndësishëm për një bashkim pan europian për energjinë.

Faleminderit dhe ju uroj të gjithëve suksese sot!

energjia.al  20.10.2015

Diskutimet për ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit mblodhën sot në Baku Ministrat e Energjisë së Azerbajxhanit, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, Bullgarisë dhe zv.presidentin e Komisionit Evropian. Takimin e përshëndeti edhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev i cili kërkoi solidaritet mes vendeve në të cilat kalon ky projekt mjaft i rëndësishëm.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria e Shqipërisë e ka mbështetur fuqimisht realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, pjesë e Korridorit Jugor të gazit.

Z.Gjiknuri tha se së fundi qeveria ka miratuar edhe kalimin e tokave shtetërore nga ku kalon tubacioni duke mundësuar tanimë nisjen e fazës së punimeve në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit. Në këtë linjë, Ministri insistoi se është me rëndësi të madhe që kompanitë vendase të mund të bëhen pjesë direkte e fazës së ndërtimit të rrugëve të aksesit në Shqipëri por edhe në çdo fazë tjetër të projektit si nënkontraktorë. Një hap ky, që sipas tij do të mund të ndikonte edhe më shumë në rritjen e përfitimeve për ekonominë tonë.

“Qeveria shqiptare e sheh projektin TAP si një mundësi për diversifikimin e burimeve energjetike në vend dhe ndihmë për konsolidimin e sigurisë së furnizimit”, u shpreh Ministri Gjiknuri.

Z.Gjiknuri u ndal dhe tek marrëveshja e nënshkruar me Azerbajxhanin dhe kompaninë shtetërore të naftës SOCAR për financimin dhe kryerjen e studimit të fizibilitetit për gazifikimin e Shqipërisë. Paralelisht do të mund të hartohet edhe masterplani i gazit në Shqipëri me fondet tanimë të garantuara nga Bashkimi Evropian përmes WBIF.

Dy hapa këto që në vlerësimin e ministrit janë me rëndësi dhe e ndryshojnë rrënjësisht hartën energjetike të Shqipërisë duke ndikuar gjithashtu si një shtysë e konsiderueshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri tha se më 17 shkurt, në Tiranë do të mblidhen përfaqësues të lartë të kompanive SOCAR, BP, SHELL etj në një tryezë ku do të diskutohet posaçërisht për çështjen e masterplanit që kontribuon në gazifikimit të Shqipërisë.

Ministri Gjiknuri zhvilloi takime me homologët e tij dhe drejtuesit e projektit TAP, kompanive SOCAR dhe BP.

tap gjiknuri dritan spahiuMinistri i Energjisë së Azerbajxhanit Natig Aliyev, në fjalën e tij deklaroi se bashkëpunimi i deritanishëm i Shqipërisë është mjaft i mirë dhe se ai do të intensifikohet me projektin e gazifikimit.

Në deklaratën e konkluzioneve të përbashkëta, Ministrat theksuan edhe njëherë mbështetjen e plotë për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit Jugor të gazit si një objektiv i rëndësishëm në garantimin e një burimi të ri të furnizimit me gaz nga Azerbajxhani në Evropë.

Ministrat nënvizuan se siguria dhe qëndrueshmëria e linjës së transportit të gazit drejt tregjeve botërore është faktori më i rëndësishëm dhe thelbësor për një zhvillim ekonomik të këtyre vendeve.

Ata ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit strategjik për zgjerimin e aktivitetit dhe zbatimin sa më të shpejtë të projektit të korridorit Jugor të Gazit.

Mes tyre u dakordësua përpjekja për të gjetur mekanizmat sa më efiçent për të angazhuar edhe institucionet financiare evropiane për pjesë të caktuara të projektit, përfshirë krijimin e kushteve për një rregullator të qëndrueshëm dhe transparent.

Në takimin e mbajtur në Baku ishin të pranishëm edhe përfaqësues kompanitë BP, SOCAR, drejtuesit e projektit TANAP dhe TAP, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, EBRD, IFC etj.

energjia.al  12.02.2015

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja mori pjesë në Ministerialin Mesdhetar për Energjinë, mbajtur në Bruksel nën drejtimin e Komisionerit për Energjinë Z.Oettinger dhe Ministrit jordanez Z.Mohammad Hamed.

Temat kryesore të trajtuara në këtë tryezë kishin të bënin me planin e energjisë diellore në rajonin e Mesdheut ashtu sikurse për integrimin në sistemin energjetik rajonal.

Gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve, Zëvendës Ministri Bejtja konfirmoi angazhimin dhe vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për mbështetjen e projekteve të energjive të rinovueshme me qëllim diversifikimin e burimeve hidrike përmes burimeve të energjisë diellore dhe asaj të erës.

Z. Bejtja vuri në dukje interesimin e Qeverisë sonë për partneritet si në fazën e kërkim-zhvillimit edhe në shfrytëzimin e këtyre burimeve për prodhimin e energjisë.

“Jemi duke punuar për një program tarifash mbështetëse si në fazën e investimeve, edhe atë të prodhimit, për energjitë e erës dhe të diellit”, u shpreh Bejtja duke konfirmuar vullnetin e Qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e planit mesdhetar për energjinë diellore.

Shqipëria mbështet idenë e krijimit të Komunitetit Euromesdhetar të Energjisë duke ngritur si domosdoshmëri institucionalizimin dhe koordinimin në nivel kombëtar dhe rajonal të programeve konkrete. Kjo, në mënyrë që vendet më pak të zhvilluara të përfitojnë nga eksperienca e Bashkimit Evropian dhe e vendeve lider në këtë fushë si Spanja e Greqia.

“Ky integrim do të bëjë të mundur standardizimin si të njohurisë dhe shkencës ashtu edhe të teknikave dhe teknologjive të përdorura për prodhimin e këtyre energjive duke patur një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin dhe kualifikimin e burimeve njerëzore në mbështetje të energjive të rinovueshme”, theksoi zëvendës Ministri Bejtja.

Në fjalën e tij, Z.Bejtja u ndal edhe tek angazhimi i Shqipërisë në programin e eficencës së energjisë si pjesë integrale e zhvillimit energjetik të vendit dhe rajonit.

“Projektet TAP dhe IAP do të bëjnë të mundur uljen e kostove të energjisë dhe kostove operacionale në ekonominë shqiptare në përgjithësi duke e rritur konkurueshmërinë e saj në nivel rajonal dhe më gjerë, si edhe duke zbutur sa më shumë nivelin e papunësisë në vend”, u shpreh Z.Bejtja.

Z. Oettinger kërkoi mbështetjen e zhvillimit të energjive të rinovueshme me tarifa lehtësuese ndërsa ministri jordanez Z.Mohammad Hamed kërkoi një bashkëpunim më të madh mes BE-së dhe unionit mesdhetar për energjinë.

energjia.al 13.12.2013

On 24 October the Energy Community Ministerial Council adopted the list of 35 “Projects of Energy Community Interest” (PECIs). Fourteen electricity generation, nine electricity infrastructure, ten gas infrastructure and two oil infrastructure projects were selected due to their importance for the development of cross-border energy markets in the region*. The projects will benefit from investment incentives and enhanced regulatory conditions. “I welcome the endorsement of the PECIs list by the Ministerial Council today. The PECI label will help to attract much needed investment into the region – almost 40 billion EUR is required until 2020. However, the lack of progress on achieving effective market opening and the regional integration of energy markets is worrying. The implementation of the Third Energy Package, as an imperative tool to reach these objectives, must become a key priority”, said Mr Günther Oettinger, European Commissioner for Energy.

The Ministers decided to extend the duration of the Energy Community Treaty for a period of ten years. They also established a High Level Reflection Group tasked to assess the shortcomings of the current treaty and make proposals for improvement. Former President of the European Parliament and Prime Minister of Poland, Mr Jerzy Buzek, was appointed as its chairman. The group is to report to the Ministerial Council in autumn 2014. “The Energy Community has proven to be an effective framework for regional cooperation in the energy field and it is clear that its role will be at least, but likely even more, important in the coming years as the Contracting Parties focus on the practical implementation of their commitments under the Energy Community Treaty. This is why the Energy Community requires stronger institutions and instruments to successfully achieve the goals set out in the Treaty. The creation of the High Level Reflection Group is a key step forward in this respect. I further express my satisfaction with the appointment of Mr Jerzy Buzek,” said H.E. Mrs Zorana Mihajlović, Minister of Energy, Development and Environmental Protection on behalf of Serbia as the Presidency in office of the Energy Community.

The Ministers also took two important decisions aimed at further limiting emissions from large combustion plants. Given the large scale of investment required to retrofit existing combustion plants, the Ministers decided to provide the option to apply during a transitional period flexibility instruments for the implementation of the Large Combustion Plants Directive that would facilitate its implementation in the Energy Community without reducing its level of ambition. At the same time, they agreed to implement more ambitious environmental goals of the Industrial Emissions Directive from 2018 onwards for any new investments carried out in the region.

In the first ever dispute settlement case before the Ministerial Council, the Ministers established a breach of Energy Community law by Bosnia and Herzegovina related to its legal framework in the gas sector. The Ministers called on the country to rectify the breach no later than June 2014 and warned that the failure to do so would be considered a serious and persistent breach of the Treaty. In this case, Ministers asked the Secretariat to launch the required proceedings against Bosnia and Herzegovina as envisaged in the Treaty.

* The projects were selected based on a cost benefit analysis methodology, following an extensive public consultation. If a project breaches the Energy Community acquis or national legislation, or an environmental impact assessment has not been performed properly, the PECI label may be removed.

energjia.al, 24.10.2013

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Z.Damian Gjiknuri mori sot pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e ekonomisë dhe energjisë të Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, mbajtur në Zagreb.

Tema kryesorë e takimit ishte unifikimi i qëndrimeve dhe angazhimeve në kuadër të projektit të gazsjellësit Adriatik-Jon (IAP) i cili synon të lidhë sistemet ekzistuese dhe të planifikuara të transmetimit të gazit të Kroacisë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e TAP. Projekti shihet me rëndësi të madhe për të gjithë tregun rajonal të gazit.

Gjatë bisedave të zhvilluara, Ministri Gjiknuri vuri theksin tek fakti se projekti IAP ka një rëndësi të madhe ekonomike dhe politike për rajonin tonë. Në vlerësimin e Ministrit, vendet tona janë ekonomi në rritje dhe me nevoja gjithashtu në rritje për energji.

Z.Gjiknuri u shpreh se ka rëndësi që të ecet me një projekt unik, për vendet nga ku do të kalojë IAP-i, ndërsa rasti i projektit TAP mund të shihet tanimë si një eksperiencë suksesi. Ministri kërkoi që të gjitha vendet të mund të aplikojnë bashkërisht për të siguruar mbështetje nga Bashkimi Evropian për këtë projekt.

Në përfundim të bisedimeve, ministrat nënshkruajtën një dokument në të cilën deklaruan përkushtimin e plotë për realizimin e projektit IAP, në përputhje dhe paralelisht me zhvillimin e projektit TAP.

Ministrat shprehën gatishmërinë e vendeve të tyre për të garantuar mbështetjen politike për realizimin e projektit IAP.

Ministrat konfirmojnë se përmes projektit do të mund të ketë një përfitim direkt të vendeve të rajonit sa i takon furnizimit me gaz ashtu sikurse edhe përfitim për vendet e tjera evropiane.

Në deklaratë u ra dakord që të intensifikohet puna e përbashkët për të formalizuar veprime konkrete në gjashtë muajt e ardhshëm ndërsa do të duhet që të përfundojë studimi i fizibilitetit dhe sidomos në drejtim të përcaktimit të modelit të biznesit.

Takimi i ardhshëm mes ministrave është përcaktuar të zhvillohet në Tiranë gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 ndërsa do të ftohen të marrin pjesë partner potencialë dhe strategjikë.

energjia.al, 26.09.2013