Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Kinezet gati per Albpetrolin!

Mbas mbarimit te afatit ligjor, Komisioni i Vleresimit te Ofertave per privatizimin e Albpetrolit nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec fillimit te negociatave me kompanine e dyte ne renditje.
Kinezet e “Win Business” jane tashme kandidatet kryesore per blerjen e Albpetrolit, te cilet jane renditur te dytet ne tender duke pasur parasysh oferten e tyre prej 297.6 milion euro.
Ne kete “linje” mendohet se ishte dhe deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, i cili theksoi publikisht dje “ne shtrirjen dhe marrjen e masave per gjuhen kineze, e cila po merr nje peshe gjithnje e me te madhe ne shkence dhe teknologji, ne Evrope dhe ne bote“.
VKM e privatizimit te Albpetrolit
3. Nenshkrimi i kontrates
3.1. Brenda 30 (tridhjete) diteve pas shpalljes se fituesit, kandidati fitues duhet te nenshkruaje kontraten me Ministrine dhe te dorezoje garancine e kontrates. Ne te kundert, negocimet do te fillojne me kandidatin e klasifikuar i dyti dhe pastaj me kandidatet e tjere te klasifikuar pas tij, ne perputhje me te njejten procedure.
3.2. Afati i treguar ne piken 3.1 te kreut VIII mund te shtyhet sipas marreveshjes ndermjet paleve per 30 (tridhjete) dite, por jo me shume se nje here.

energjia.al, 08.12.2012

PS: Ligjerisht Ministria e Ekonomise mund te shtyje perseri negociatat me Vetro Energy, vetem po te ishte ndryshuar perpara 02 dhjetorit pika 3.2 e vendimit te mesiperm, duke hequr kushtin “por jo me shume here”!