Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Speciale, Pro(Re)gres Raporti mbi Shqiperine ne fushen e energjise. Eng Version also!

Bashkimi Europian finalizoi ne daten 12 Tetor Raport Progresin per vitin 2011 mbi Shqiperine.
Konkluzioni i Raportit per fushen e energjise eshte se ne kete sektor ka progres shume te kufizuar si dhe pergatitjet e pergjithshme po ecin shume ngadale. Me poshte jane pjese nga raporti me komente eksklusive te eksperteve te Portalit te Energjise!

Siguria ne furnizim
Raporti vlereson se ka pak progres ne sigurine e furnizimit me energji. Megjithese raporti vlereson pozitivisht mbarimin e linjes se re te interkonjeksionit 400 kV me Malin e Zi ne Prill te ketij viti, perseri furnizimi me energji elektrike mbetet nje ceshtje delikate si dhe e varur nga kushtet hidrologjike, per shkak te varesise pothuajse eksklusive te vendit nga prodhimi i hidrocentraleve. Raporti thekson se duhen perpjekje shtese per zbatimin e direktivave te BE ne perputhje me detyrimet e Shqiperise ndaj Traktatit te Energjise.
Koment
Vleresimi i Progres Raportit eshte i sakte per shkak se realisht Shqiperia eshte pothuajse 100% e varur nga energjia hidro. Edhe TEC-i i Vlores, qe u ndertua me nje kosto totale prej 130 milion euro, nuk eshte vene asnjehere realisht ne pune (kryesisht prej kostos se larte te lendes se pare).

Rezerva e sigurise se karburanteve
Raporti nenvizon se nga 1 Janari i vitit 2011, ligji rrit rezerven e sigurise se karburanteve ne 90 dite, ne perputhje me direktiven perkateve te BE.  Qeveria ka marre masa per te vendosur sanksione dhe te pezulloje licensa ose aktivitete te operatoreve te cilet nuk permbushin keto detyrime. Raporti vlereson se akoma nuk eshte verejtur zbatim i kerkesave ligjore lidhur me rezerven e sigurise.
Koment
Vleresimi i Progres Raportit eshte shume i sakte per shkak se realisht ne Shqiperi nuk mbahet rezerve sigurie per 90 dite por me pak. Megjithate vleresohet pozitivisht fakti qe qeveria ka ndermarre nisma pozitive per te reformuar kete sektor, duke e perafruar me ate te BE. Brenda nje kohe shume te shkurter, pritet qe te miratohet nje kuader ligjor teresisht i ri, pothuajse te njejte me disa shtete te rajonit si Kroacia etj. 

Tregu i brendshem i energjise
Raporti e vlereson progresin ne kete sektor si te kufizuar. Jane bere perpjekje per te ristrukturuar prodhimin e energjise nga shteti si dhe Furnizuesin Publik me Shumice te KESH-it. Autoriteti i Konkurrences konstaton pengese te konkurrences per shkak te mungeses se ndarjes efektive funksionale dhe financiare te FPSH dhe Divizionit te Prodhimit te KESH-it. Ligji per Sektorin e Energjise Elektrike, i cili rregullon kete sektor, se bashku me legjislacionin zbatues nuk eshte ne perputhje me Direktivat Europiane. Nje pjese e rendesishme e kapacitetit transmetues dhe shperndares eshte akoma i rezervuar per FPSH. Humbjet e shperndarjes jane ulur pak kurse niveli i arketimeve qendron ne nivelin e 77%. Raporti thekson se kerkohen perpjekje energjike ne keto fusha si dhe modeli i tregut duhet qe te pershtatet akoma ne menyre qe te siguroje jetegjatesi per kete sektor. Shqiperia nuk ka treg gazi dhe kuadri ligjor dytesor per Ligjin e qershorit 2008 per Sektorin e Gazit Natyror nuk eshte aprovuar akoma. Kerkohen perpjekje shtese per te fuqizuar monitorimin e ERE-s si dhe pavaresine e tij.
Koment
Vleresimi i Progres Raportit eshte shume i sakte per shkak se realisht ligji ekzistues per Sektorin e Energjise eshte jo ne perputhje me Direktivat Europiane. Gjithashtu tregu i energjise elektrike ka probleme ne liberalizimin e tij per shkak se akoma nuk ka asnje konsumator te vetem i cili te jete jashte rrjetit te CEZ-it. Megjithate kete muaj METE ka deklaruar se ka gati ligjin e ri, i cili pritet qe te zgjidhe kete ceshtje.

Energjite e Rinovueshme
Raporti thekson faktin qe nuk ka progres ne fushen e energjive te rinovueshme. Kuadri Ligjor dhe ai Rregullator nuk jane ne perputhje me Direktivat Europiane. Pengesat ekzistuese administrative si dhe mungesa e rregullave per koston e lidhjes ne rrjet, jane duke penguar integrimin e prodhuesve te rinj te energjive te rinovueshme. Gjithashtu nuk eshte miratuar akoma nje Plan Kombetar Veprimesh per Energjite e Rinovueshme si dhe kerkohen perpjekje shtese per te permiresuar perdorimin e energjive te rinovueshme.
Koment
Vleresimi i Progres Raportit eshte i sakte por vleresohet pozitivisht fakti qe qeveria eshte duke miratuar Ligjin e ri te Energjive te Rinovueshme me asistencen e IFC. Ky ligj pritet te jete ne perputhje te plote me Direktivat e BE.

Biokarburantet

Raporti thekson se nuk ka progres persa i perket implementimit te objektivave te Shqiperise ne fushen e biokarburanteve.
Koment
Vleresimi i Progres Raportit eshte jashtezakonisht shume i sakte per shkak se ne Shqiperi nuk tregtohet asnje liter biokarburant. Megjithese qeveria ka miratuar nje ligj te posacem vetem per biokarburantet qe ne vitin 2008, akoma nuk eshte bere asnje progres ne zbatim te ketij ligji. Portali i Energjise e ka vene disa here ne dukje kete fakt, por asgje nuk eshte bere ne kete drejtim. Megjithese ligji kerkon qe “Përcaktimi i sasisë minimale vjetore në treg të biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, e cila nuk mund të jetë më e vogël se 3 për qind, do të fillojë nga viti 2010, ndërsa nga viti 2015 e në vazhdim kjo sasi nuk mund të jetë më e vogël se 10 për qind”, nuk eshte miratuar akoma kuadri ligjor dytesor, duke pezulluar te gjithe investimet ne kete sektor.
Nje fakt pozitiv eshte se ka filluar ne Shqiperi ndertimi i nje bio-rafinerie, duke shpresuar keshtu ne nje zbatim te afert te ligjit.

Eficensa e Energjise
Nuk ka progres ne fushen e eficenses se energjise persa i perket pershtatjes se Ligjit te Eficenses se Energjise me Direktivat Europiane. Qeveria ka aprovuar Planin Kombetar te Veprimeve per Eficensen e Energjise per periudhen 2011-2018 por nuk jane percaktuar akoma kuadri ligjor dhe shperndarja intra-institucionale e pergjegjesive.
Koment
Vleresimi i Progres Raportit eshte i sakte por vleresohet pozitivisht fakti qe qeveria eshte duke miratuar Ligjin e ri te Eficenses se Energjise, me asistencen e IFC. Ky ligj pritet te jete ne perputhje te plote me Direktivat e BE.

Siguria berthamore dhe mbrojtja nga rrezatimet
Qeveria vleresohet me nje note pozitiviteti ne kete fushe per shkak se ka nje progres te caktuar.

Koment
Portali i Energjise nuk ka koment per kete ceshtje per shkak te mos kompetences ne kete fushe.

Konkluzione
Raporti nenvizon faktin se ka shume progres te kufizuar ne sektorin e energjise. Ligji per Sektorin e Energjise nuk eshte ne perputhje me Direktivat Europiane. Reforma e tregut te sektorit te energjise elektrike nuk eshte akoma efikase si dhe kerkohen perpjekje shtese per te siguruar jetegjatesi ekonomike. Gjithashtu kerkohen perpjekje shtese ne fushen e energjive te rinovueshme si dhe ne fuqizimin e kapaciteteve si dhe te pavaresise institucionale te ERE-s. Se fundmi, Raport Progresi vlereson se pergatitjet ne fushen e energjise po perparojne ngadale.

Here you may find the complete English version of the Progress Report.

energjia.al, 18.10.2011