Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fitim i ulët për Teslan, shkurton fuqinë punëtore me 7%

Tesla tha se do të shkurtojë mijëra vende pune për të frenuar shpenzimet pasi ka në plan të rritë prodhimin e versioneve me çmim më të ulët të Modelit 3.

Kompania do ti ulë aksionet e saj  në 7 për qind. Tesla, e cila ka luftuar për të arritur fitim në kohë afatgjatë dhe për të mbajtur shpenzimet nën kontroll, tha gjithashtu se pret që fitimi i tremujorit të katërt të jetë më i ulët se tremujori i kaluar. Tesla duhet të vazhdojë të bëjë progres drejt një modeli 3 me çmim më të ulët. Musk ka qenë nën presion të fortë për të stabilizuar prodhimin e Modelit 3, një makinë e cila u zbulua në fillim të vitit 2016.

Në një memorandum për punonjësit, Musk tha se 2018 ishte “viti më sfidues në historinë e Teslas”, duke shtuar se kompania kishte punësuar 30 për qind punonjës vitin e kaluar, që ishte më shumë sesa mund të suportonte.

“Dua të sigurohem që ju i njihni të gjitha faktet dhe shifrat dhe arrini të kuptoni se rruga përpara është shumë e vështirë” -tha Musk. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër “– shtoi ai. Musk tha se nevoja për versione me çmim më të ulët të Modelit 3 do të bëhet më e madhe që nga 1 korriku, kur kredia tatimore në SHBA do të bjerë përsëri në gjysmë, duke e bërë makinën $ 1,875 më të shtrenjtë.

Tesla raportoi një fitim prej 311.5 milionë dollarë, ose 1.75 dollarë për aksion, për tremujorin e tretë që përfundoi më 30 shtator. Kompania tha se do të reduktojë numrin e punonjësve me orar të plotë me rreth 7 për qind dhe do të mbajë vetëm vendet dhe kontraktuesit më të rëndësishëm. Musk para pak muajsh njoftoi se ekipi i kompanisë kishte 45 mijë punëtorë.

Scan,  19.01.2019