NASA: Keplerit i mbaroi karburanti
Teleskopit hapësinor Kepler të agjencisë amerikane NASA i ka mbaruar karburanti, e për këtë arsye do të tërhiqet pas 9 viteve mision, duke ndihmuar kështu në zbulimin e 2.600 planeteve, disa prej të cilave mund të kenë kushte të përshtatshme për jetesë.
Kepler ndihmoi astronomët të matnin planete potenciale në rrugëtimet e tyre specifike.
Teleskopi tregoi gjithashtu se “20 deri në 50 për qind e yjeve të dukshme gjatë natës në qiell, me gjasë kanë planete shkëmbore të ngjashme me Tokën në përmasa, e ndodhen në zonën e habitatit të yjeve mëmë të tyre”, shkruan NASA në një deklaratë.
“Kjo do të thotë se ato ndodhen në distancë nga yjet mëmë, ku uji i lëngshëm – përbërësi jetik që njohim edhe ne, – mund të formojë ‘pishina’ në sipërfaqe të planetit”.
Gjithsesi fundi i Keplerit nuk ishte “i papritur, e kjo shënon fundin e operacioneve në hapësirë”, thotë Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA. Sinjalet e para se karburanti po mbaronte ishin diktuar dy javë më parë.
Shkencëtarët mundën të siguronin të gjitha të dhënat e Keplerit dhe t’i transferonin në Tokë, përpara se teleskopi të mbetej thatë. NASA njoftoi se ka vendosur që ta nxjerrë jashtë funksioni Keplerin “në orbitën e saj aktuale, të sigurtë dhe shumë larg nga Toka”.
Bill Borucki, hetuesi kryesor në pension i misionit të Keplerit, e përshkroi atë si një “sukses të jashtëzakonshëm”.
“Kemi mundur të tregojmë se, ka më shumë planete sesa yje në galaktikën tonë”, thotë Borucki.
Top Channel, 31.10.2018