Miratohet kontrata me SHELL për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve
VENDIM
Nr. 350, datë 12.6.2018
PËR MIRATIMIN E KONTRATËS ME NDARJE PRODHIMI PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË TOKË, NË SHQIPËRI, BLLOKU 4, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE (AKBN) DHE SHELL UPSTREAM ALBANIA B.V.
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Miratimin e kontratës me ndarje prodhimi për
kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku 4, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shell Upstream Albania B.V., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
Për të lexuar kontratën e plotë klikoni linkun
energjia.al 18.06.2018