MOL vijon zgjerimin në Slloveni
Grupi hungarez i energjisë MOL po vazhdon zgjerimin e tij në Slloveni duke blerë 17 stacione të benzenës Agip operuar nga filiali slloven i grupit italian Eni, raporton Slovenian Times.
Marrëveshja është subjekt i miratimit rregullator, tha MOL në një deklaratë të mërkurën.
Në përputhje me marrëveshjen, MOL do të blejë të gjitha stancionet e benzinës operuar nga Eni dhe partnerët e saj nën markën Agip në Slloveni, me të cilën ajo do të rrisë numrin e stacioneve të shërbimeve që operon në vend në 57.
MOL nuk ka zbuluar vlerën e transaksionit, por tha se u përmbyll me qëllim për të siguruar një prani në Lubjanë, ku nuk operon aktualisht stacionet e shërbimit. Agip drejton dy stacione shërbimi në kryeqytet.
Kontrolli i një pjese tregu prej vetëm nën 10% përpara blerjes, MOL do të konsolidojë vpozitën e tij esi shitësi i tretë më i madh i karburantit në vend.
Revista Monitor, 13.11.2015