Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në Jon dhe Adriatik

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri i grek i Mjedisit, Energjetikes dhe Ndryshimeve Klimaterike Janis Maniatis ka konfirmuar rëndësinë e kërkimeve për naftë në detin Jon, duke i cilësuar ato si objektiva interesante por nuk ka pranuar të jap shifra konkrete të sasive të naftës dhe të gazit.

“Te gjithe shkencetaret e fushes i thone te gjithe politikaneve, te mos shpallin sasira dhe rezerva te medha perpara se te fillojne te shpojne sondat. Por per te ulur pak zhgenjimin tuaj, mund t’ju them se realisht ne detin Jon duket se kemi mjafte “objektiva interesantë”. Ky eshte formulimi i sakte per “objektivat interesantë”, sikunder dhe ne jug te Kretes. Pra jemi te sigurt se kur ne fund te vitit te ardhshem do te shpallim dheniet e koncesioneve per Jonin dhe jugun e Kretes, do te kemi nje interes investimesh nga kompani te medha dhe serioze ne menyre qe te vijne te investojne per te gjetur rezerva nafte ose gazi natyror. Pra duke permbledhur, po, ekzistojne tregues inkurajues dhe serioz, por do te duhet te presim shkencen dhe investimet qe te na provojne se ku ekzistojne dhe ne cfare sasirash ekzistojne keto hidrokarbure. Ne çdo rast deti Jon dhe Adriatik perbejne zona me premisa te larta ne kerkimin e hidrokarbureve”, tha Maniatis.

Duke u ndalur tek bashkëpunimet e ardhshme mes Greqise dhe Shqipërisë, Maniatis theksoi se ne sektorin e energjise pritet dhe bashkepunimi me i madh për shkak te projektit TAP, por duke mos përjashtuar as fushat e tjera.

“Ne sektorin e energjise konsideroj se gazsjellesi TAP shenon nje hap te madh, por njekohesisht shenon dhe aktivitete te tjera, si p.sh. ekonomizimi i energjise kryesisht ne ndertesa, gjera keto qe mund te perbejne fusha te reja te nje bashkepunimi shume te ngushte midis dy vendeve. Sigurisht ekziston nje fushe e madhe bashkepunimi edhe ne fushen e bashkepunimit edhe ne sektorin e Ministrise se Mjedisit. Kisha kenaqesine te kem nje bashkepunim bilateral me ministrin kompetent, ku konsidertoj se ne çeshtjet e pyjeve, te biodiversitetit, te administrimit te mbetjeve por edhe ne çeshtje te tjera, mund te kemi nje bashkepunim te ngushte, kryesisht permes percjelljes se dijes teknike dhe te pervojes nga pala greke drejt pales shqiptare”, theksoi Maniatis.

Ministri grek shprehu gjithashtu mbështetjen e Athinës zyrtare për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj Europiane, duke qenë një prej partnerëve më strategjikë të vendit tone.

TOP Channel, 07.11.2013