Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mitrovicë, aksion kundër kontrabandës së naftës

Një aksion i Policisë së Kosovës kundër kontrabanduesve te naftës rezultoi me tre policë të lënduar dhe me arrestimin e një personi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e te merkures në rajonin e Mitrovicës. Burimet policore thonë se policia i është vënë në ndjekje fillimisht një kamioni i cili transportonte ilegalisht mijëra litra nenprodukte nafte.

Sipas zëdhënësit Avni Zahiti shoferi i kamionit nuk i është përgjigjur në asnjë moment urdhërave të policisë për ndalim por ka shfrytëzuar të gjitha rrugët për të ikur. Zahiti tha se policia e ka ndjekur dy herë nga jugu i Mitrovicës në Leposavic dhe anasjelltas. Gjatë refuzimit të urdhërave policor, personi i dyshuar për kontrabandim, ka dëmtuar veturat e policisë së kosovës dhe për pasojë tre policë janë lënduar lehtë.

Policia ka arritur më në fund ta bëjë arrestimin e të dyshuarit, i cili është një shqiptar i moshës 28 vjec, i identifikuar prej kohësh nga policia si kontrabandues i naftes.

Top Channel, 30.10.2013