Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës në SHBA ranë nën 100 $

Çmimi i naftës WTI në ankandet e 21 tetorit për herë të parë që nga korriku i këtij viti ra nën 100 $, dëshmojnë të dhënat e bursës tregtare të Nju Jorkut.Sipas gjendjes në 11:10 GMT futures e nëntorit për WTI ranë me 0,92 % deri në 99.88 $ për fuçi.

Siç vë në dukje Bloomberg, lënda e parë u lirua në kuadër të publikimit të të dhënave mbi rritjen e rezervave të naftës në SHBA, të cilat kanë arritur nivelin më të lartë në 3 muajt e fundit.

Në fund të gushtit fuçia WTI u shtrenjtua deri në 112.24 $ – niveli më i lartë që nga maji i vitit 2011. Për 2 ditë futures e naftës u rritën me 6.5 $. Gjatë po atyre ditëve kostoja e lëndës së para të markës “Brent” u rrit nga 108.5 $ deri në 113.8 $.

Gazeta Koha Ditore, 22.10.2013