Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përdorimi i makinave elektrike – Kuvendi kërkon ndërhyrjen e ERE-s

Pavarësisht se ka nisur regjistrimi i mjeteve të para elektrike, përdorimi i tyre në vendin tonë është tejet modest në raport me numrin e përgjithshëm të mjeteve me karburant. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se për herë të parë, për periudhën janar-maj të këtij viti u regjistruar 174 mjete elektrike. Megjithatë, kjo shifër është domethënë nëse e krahasojmë me vitin 2019, ku rezultonin 164 mjete elektrike të regjistruar për herë të parë.

Nisur nga kjo situatë, Kuvendi kërkon ndërhyrjen e Entit Rregullator të Energjisë për të nxitur hapjen e diskutimit publik me të gjithë palët e interesuara dhe të përpilojë propozimet e nevojshme ligjore për përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike. Në rezolutën e miratuar javën që kaloi ndër të tjera nga ERE kërkohet edhe rregullimi i tarifimit të këtij shërbimi.  Ky është një prej problemeve kryesore në vendin tonë, pasi infrastruktura e nevojshme për karikimin e këtyre mjeteve mungon dhe ato pak satcione që janë ndërtuar aktulaisht janë të vendosur kryesisht vetëm në kryeqytet. Vitin e kaluar DPSHTRR njoftoi se do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike.

Bëhet fjalë për tarifat që paguhen aktualisht për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat standarde dhe certifikatën e pronësisë, me një vlerë totale prej 7 500 lekësh. Stimulimi për futjen e këtyre mjeteve është mirëpritur nga ekspertët e mjedisit, të cilët kanë thënë më herët për TV SCAN se politikat për uljen e ndotjes duhet të orientohen drejt këtij lloj transporti. Megjithatë, sipas tyre,  rimbursimi i tarifave prej 7500 lekësh është simbolik, ndaj kanë kërkuar marrjen e masave të mëtejshme për të stimuluar blerjen e mjeteve elektrike.

Scan,  30.06.2020