Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol njofton anullimin e ankandit për shitjen e naftës

Albpetrol ka njoftuar anullimin e ankandit për shitjen e 31 mijë tonëve naftë bruto, të zhvilluar me datë 6 shkurt në ambjentet e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë. Anullimi i ankandit është bërë për shkak të mungesës së konkurrencës. Njoftimi i plotë i Albpetrol sha:

Njoftim per anullim ankandi ” Shitje e naftes brut, sasia 31 000 ton”

Autoriteti Shites “Albpetrol” sh.a njofton anullimin e procedurës së ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 31 000 ton”, zhvilluar datë 06.02.2020, ora 11.00 në ambientet e MIE, për mungesë konkurence ( asnjë ofertues pjesmarres).

Monitor,  10.02.2020