Motorri elektrik i Volkswagen mund të futet në çantë
Prodhuesi gjerman i veturave ka treguar për publikun kompaktësinë e motorit elektrik që drejton modelin e parë elektrik.
Motori elektrik APP310 është prodhuar në Gjermani dhe Kinë, dhe avantazhet e tij tashmë janë njohura nga disa kompani që janë angazhuar në restaurimin dhe elektrifikimin e gjeneratës së parë të furgonëve legjendarë të VW.
VW do të ketë premierën e një modeli të ri të konceptit nga familja ID në panairin e ardhshëm në Los Anxhelos, transmeton KosovaPress.
Bëhet fjalë për Space Vizzion me të cilin paralajmërohet një tjetër model elektrik, versioni serik i të cilit nuk do të presë gjatë.
Sidoqoftë, para tij do të paraqitet te klientët një version serik i crossoverit ID.4, i cili, ndryshe nga ID.3, do të jetë i disponueshëm edhe në Amerikën e Veriut.
Top Channel, 19.11.2019