Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria heq tarifa të reja për makinat elektrike

Ata që regjistrojnë për herë të parë mjete elektrike nuk do të paguajnë tarifa për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat dhe çertifikatën e pronësisë.

DPSHTRR njofton se nga 7 Nëntori 2019 do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in!

Janë bërë 0 tarifat:

-Kontrolli Fizik 1,500 lekë!

-Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë!

-Targat standard 3,000 lekë!

-Certifikatë pronësie 2,000 lekë! Në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet GREEN do të mbulohen nga DPSHTRR!  Ndërsa ulet numri i përgjithshëm i mjeteve të përdorura që hyjnë nga importi kemi brenda këtij numri një rritje të regjistrimit për herë të parë, me +5,209 mjete më të reja, me vit prodhimi mbi 2009 / Euro4 e lart, ose +45% më shumë mjete më të reja!

Më shumë të ardhura me më pak mjete! DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes” njofton DPSHTRR.

Nga ana tjetër, gjatë periudhës janar-tetor 2019, janë regjistruar 19 % mjete elektrike më shumë se në vitin 2018.

Scan,  15.11.2019