Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburantet, ISHTI penalizon tetë subjekte

4.25 milionë lekë është vlera e gjobave ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike, të vendosura  nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Induastrial  përgjatë muajit shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky dikaster, për këtë muaj u vendosën në total 8 masa administrative, ndërsa vlera e tyre varion nga 50 mijë deri në 1.5 milion lekë sipas shkeljeve të konstatuara.

Ndërkohë që,  shkaqet për vendosjen e gjobave janë të ndryshme sipas subjekteve, duke filluar që nga mungesa e dokumentacionit tekniko-ligjor apo tregtimi i karburantit jashtë normave të lejuara.

Shtatori  ishte një muaj aksioni për këtë dikaster, që ka nisur një fushatë në kuadër të luftës antiiformalitet.

Ndërkohë që, në këtë kuadër pak ditë më parë ISHTI, në bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bllokuan një sasi prej 298 ton karburant, në një vendburim në Bashkinë Finiq, e cila ishte jashtë standardeve të tregtimit.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë vendburim u konstatua se mungonte vërtetimi teknik, si dhe u evidentua se kishte parametra të pazakontë sa i takon nivelit të squfurit, por edhe nivelit të flakërimit.

Scan,  30.10.2019