Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prosche dhe Boeing bashkohen për makinën elektrike fluturuese

Gjigandi amerikan i avionëve dhe prodhuesi gjerman i makinave sportive njoftuan se po bashkohen për të “eksploruar tregun e urbanizimit të hapësirës ajrore dhe shtrirjen e trafikut urban përmes “një automjeti tërësisht elektrik që mund të bëjë ulje dhe ngritje”.

Njoftimi nuk përfshin detaje në lidhje me sasinë e parave ose burimeve të tjera që dy kompanitë planifikojnë të investojnë në përpjekje, ose një datë të synuar apo çmimin e ‘automobilit fluturues’.

“Ne po ndërthurim pikat e forta të dy kompanive udhëheqëse globale për të adresuar një segment potencial të tregut kryesor të së ardhmes,” thotë Detlev von Platen, anëtar i bordit të Porsche. “Në afat më të gjatë, kjo mund të nënkuptojë kalimin në dimensionin e tretë të udhëtimit.”

Kompanitë kanë krijuar një prototip të një makine elektrike fluturuese në fillim të këtij viti.

“Porsche dhe Boeing së bashku sjellin inxhinierinë precize, stilin dhe inovacionin për të përshpejtuar lëvizjen dhe urbanizimin e ajrit në të gjithë botën”, tha Steve Nordlund, menaxher i përgjithshëm i Boeing.

Scan,  11.10.2019