Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lamborghini prezanton makinën e saj të parë hibride

Lamborghini, do të zbulojë makinën e parë hibride, në Motor Show, në Frankfurt të Gjermanisë, javën e ardhshme. Makina e re, e quajtur Sián, do të jetë Lamborghini më i shpejtë dhe më i fuqishëm i bërë ndonjëherë dhe vetëm 63 prej tyre do të prodhohen. Numri, specifik 63, vjen në përkujtim të vitit të themelimit të Lamborghini, më 1963.

Sián është një “hibrid i butë”, që do të thotë se do të vazhdojë të mbështetet kryesisht në motorin V12 të tij, me fuqi 774 kuaj fuqi. Kombinuar me një motor elektrik 34 kuajsh, makina do të jetë në gjendje të prodhojë një total prej 808 kuaj fuqi. Makina do të jetë në gjendje të shkojë nga zero në më shumë se 60 km në orë, vetëm nën tre sekonda dhe do të ketë një shpejtësi të lartë prej më shumë se 217 km në orë. Sistemi hibrid i makinës shton me 10% shpejtësinë e tij, sipas Lamborghini.

Lamborghini ende nuk e ka bërë publik çmimin, por pritet të kushtojë miliona. Madje të gjitha 63 makinat, Sián-s që do të prodhojë kompania, janë të porositura paraprakisht.

05.09.2019