Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Digjet një anije turistike në Vlorë, shkak masa elektrike

Djegia e një anije që bënte udhëtime turistike Vlorë-Karaburun ka sjellë edhe reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Referuar një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se është njoftuar nga një anije tjetër për akostimin e anijes turistike në gadishullin e Karaburunit.

Sot në orën 05:51 Kapiteneria e Portit Vlorë u njoftua nga kapiteni anijes A/T ‘Black Pearl’ se anija turistike ‘Aquamarine’ ishte përfshirë në flakë të mëdha në largësi e cila ndodhej e akostuar në plazhin e Dhim Kushtes në Karaburun. Në orën 05:55,  u kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE dhe pronarin dhe konfirmuam se rreth orës 03:45, anija është përfshirë nga flakët si pasojë e një mase elektrike.

Përfshirja e anijes në flakë ka qenë e menjëhershme dhe s’kanë pasur kohë të merrnin masa për fikjen e zjarrit dhe janë hedhur në det të gjithë personat. 5 persona në bord kanë dalur në breg pa lëndime, vetëm dëme materiale.

Në orën 05:59 u njoftua Kapiteni i Portit për gjithë situatën e ndodhur deri në atë moment. Në 06:05 u komunikua me QNOD e cila ishte në djeni për ngjarjen dhe kishte marrë njoftim nga Policia Kufitare. Në bord gjendeshin rreth 230 litra naftë, të cilat u dogjën totalisht gjatë procesit të flakëve” shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Kërkojmë nga Regjistri Detar Shqiptar si organi kontrollues dhe çertifikues i anijeve që të marrin masa dhe të jenë të rreptë në inspektimet dhe çertifikimet e anijeve dhe standartet e tyre” e mbyll njoftimin Drejtoria e Pergjithshme Detare.

Scan,  29.07.2019