Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Testimet, “SHELL” gjen naftë në Berat

Testimet e para për naftë në afërsi të Beratit kanë rezultuar pozitive. Në një njoftim të kompanisë  thuhet se testimet e para të Shell Upstream Albania B.V. në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.

Në emër të kompanisë, Marc Gerrits, zv.presidenti ekzekutiv i Shell për Eksplorimin, shprehet  i kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe shton se kompania pret të rrisë biznesin në Shqipëri.

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fuçive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku “Shell” ka një pozicion të rëndësishëm jooperues.

Kompania njofton se hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve, për të cilat gëzon të drejtën e testimit të potencialit.

Gazeta Tema, 24.05.2019