Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia e Veriut, hyn në fuqi metodologjia e re e çmimeve të karburantit

Hyri në fuqi metodologjia e re për llogaritjen e karburanteve. Në Gazetën Zyrtare u publikua dhe u nënshkrua nga kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Nga e hëna, rregullatorët shtetërorë përsëri do ta kenë fjalën e fundit rreth çmimit me të cilin do të shiten karburantet në pompat e benzinës. Përveç fitimeve për shitësit, kriteri kryesor nga i cili varet çmimi i shitjes me pakicë do të jetë kursi i këmbimit i dollarit kundrejt denarit dhe lëvizja e naftës së papërpunuar në bursat botërore.

” Diferenca e re me pakicë është 4.6 denarë, kostoja e transportit në vend do të jetë 0.75 denarë. Të gjitha analizat që kemi bërë në periudhën e kaluar tregojnë se me metodologjinë e re çmimet e derivateve të naftës, krahasuar me metodologjinë e mëparshme, reduktohen në varësi të periudhës prej 1 deri në 2 denarë. Ka pasur edhe raste kur ka pasur ndryshime drastike në bursat botërore” – deklaroi Marko Bislimovski- Kryetar I Komisionit Rregullator Energjetik.

Me fitimin prej 4,6 denarë për litër që e kanë, tregtarët e naftës nuk janë të kënaqur, shton Bislimovski, pasi duan që të kenë fitim prej 6 deri në 6,5 denarë.

” U japim fitim real dhe të arsyeshëm. Ne sipas të gjitha veprimeve të rregulluara për të cilat përcaktojmë çmime, margjina e fitimit varet nga viti dhe veprimtari, ajo sillet prej 5 deri 7%. Ne edhe tani u përmbahemi këtyre përqindjeve” – tha Marko Bislimovski- kryetar i KRE-së.

Me këtë, praktikisht përfundon tregu i liberalizuar dyjavorë i naftës dhe derivateve të naftës në vend ku kompanitë e këtij sektori vet i përcaktojnë çmimet me shumicë.

Alsat,  24.05.2019