Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moda më e re e transportit elektrik që vjen nga Spanja

Shumë kompani të ndryshme automjetesh kanë futur në tregun spanjoll një numër të lartë versionesh elektrike të skuterëve të llojit Vespa. Është shumë e thjeshtë për shoferët e tyre ti parkojnë këto mjete të reja transporti në të gjithë qytetin duke paguar vetëm 25 cent për minutë. Me anë të një aplikacioni në telefon, E-Scooter, i cili udhëzon mjetin më të afërt, ju mund t’i rezervoni dhe paguani ato lehtësisht.

Sipas analistit të Këshillit të Automjeteve në MotionTag, Enrico Howe, qyteti ka rreth 5.000 skuterë, pra pesë herë më shumë se një vit më parë. Madridi është “kryeqyteti i skuterëve të përbashkët globalisht”, ka shtuar ai.

Për këto kompanitë që ofrojnë këto shërbime, Madridi është bërë një terren testimi duke qenë se synimi që ato kanë është të zgjerohen dhe të përhapen edhe në Europë. Klima e thatë e qytetit dhe qendra kompakte por shumë e populluar, e bëjnë këtë vend adapt për të provuar pajisjet dhe për të kuptuar më mirë se çfarë duan më shumë përdoruesit.

Në disa drejtime, teknologjia elektrike është një përshtatje më e mirë për mjetet me dy rrota se sa për makinat dhe kamionët, duke i shndërruar kështu skuterët e përbashkët një tregues për projektet e ardhshme.
Makina peshon rreth 10 herë më shumë se sa pasagjerët që ajo mbart, ndërkohë që skuterët kanë të njëjtën peshë sa një person fakt që e bën më të lehtë lëvizjen nëpër qytet. Ata marrin më pak hapësirë dhe janë më praktikë si në lëvizje ashtu dhe në gjendje të parkuar. Duke marrë parasysh madhësinë e tyre, edhe bateritë e tyre janë shumë të thjeshta për tu karikuar si dhe për tu parkuar pa pasur nevojën e një garazhi të posaçëm.
Një tjetër detaj jo pak i rëndësishëm është edhe stresi e ankthi që provohet gjatë dhënies së automjeteve i cili do të zhdukej tërësisht në rastin e përdorimit të skuterëve të përbashkët.

Scan, 30.04.2019