Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Linjat ajrore në vështirësi për shkak të kostove të karburantit

Linja më e madhe ajrore në Gjermani, Lufthansa, raportoi një humbje operuese prej 336 milionë euro për tremujorin e parë të vitit, prej kostove të mëdha të karburantit dhe kapacitetit të tepërt në Europë.

Kompania deklaroi se rritja kostove të karburantit me 202 milionë euro ka qenë faktori kryesor i humbjes. Ndërkohë, çmimet e biletave kanë rënë ndjeshëm te linjat e tjera të Lufthansa, që përfshijnë SWISS dhe Austrian Airlines si dhe linjën me buxhet Eurowings.

Duke qenë se humbja ishte sipër projeksioneve të analistëve, aksionet e Lufthansa ranë me 1%.  Humbjet e linjës ajrore shtuan shqetësimet në të gjithë industrinë, pas një raportimi më herët gjatë muajit  të EasyJet, që fliste për një humbje prej 275 milionë paund.  Linjat ajrore në Europë po pësojnë goditje nga mbi kapaciteti dhe rritja e kostos së karburantit, ndërsa pasiguria mbi Brexit ka sjellë anulimin e shumë fluturimeve për pushimet e Verës.

Sipas analistëve, tremujori  i parë pritet zakonisht iu dobët për linjat ajrore, megjithatë, rreziku i rënies së fitimeve është rritur.  Lufthansa deklaroi se pret një rritje të të ardhurave për tremujorin e dytë, ndërkohë që shtohen porositë.

Scan,  17.04.2019