Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gati çertifikimi i audituesve të parë të efiçencës së energjisë

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për eficiencën e energjisë”, të cilat i hapin rrugën certifikimit të parë të audituesve energjetikë në ndërtesa.

Audutimi energjetik është një detyrim për çdo person juridik, publik ose privat që kategorizohet si konsumator i madh i energjisë, por pavarësisht se ky është një detyrim që përcaktohet në ligj që prej vitit 2015, ky proces nuk ka nisur ende.

Ndërkohë që, tashmë janë bërë specifikimet e nevojshme që do të shërbejnë për krijimin e regjistrit të këtyre profesionistëve, çka do të mundësojë dhe nisjen e këtij procesi.

Ndërkaq, ndryshimet ligjore sjellin edhe një sërë specifikimesh për revokimin e licencave të tyre, duke i dhënë të drejtën Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të nisur këtë proces në rast të shkeljeve të konstatuara.

Referuar ndryshimeve ligjore, ky proces mund të nisë në rastin që provohet se në procesin e auditimit energjetik janë shkelur dispozitat ligjore si dhe në rastin kur provohet se audituesi bën publik informacionin dhe të dhënat e shoqërisë, si dhe sekretet tregtare të konsumatorëve, me të cilat ai është njohur për shkak të auditimit.

Revokimi i licencës bëhet për një periudhë 3-vjeçare, ndërkohë që në rast përsëritjeje subjekti fizik apo juridik nuk ka të drejtë riaplikimi.

Scan,  26.02.2019