Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

E-208, Peugeot ka gati makinën elektrike

Prodhuesi francez i makinave, Peugeot, ka njoftuar detaje mbi lancimin e makinës së re 100 për qind elektrike.

Në një deklaratë të ditës së sotme, Peugeot tha se automjeti i ri do të dalë në treg në fund të verës 2019 dhe është i pari prej një serie të modeleve elektrike, me firmën që po përgatitet për të elektrizuar gjithë gamën e saj deri në vitin 2023. Versionet “208” me gaz dhe naftë gjithashtu do jetë në dispozicion. Peugeot tha se e-208 u mundësua nga një motor elektrik me 100 kilovat dhe 50 kilovat orë bateri, dhe kishte një distancë deri në 211 milje.

Mjeti mund të ngarkohet me bateri duke përdorur tre metoda. Një prizë shtëpiake e cila mund të ngarkojë plotësisht deri në 20 orë ose më shumë, ndërsa një pikë dedikuar për ngarkimin e makinave elektrike mund ta ngarkojë automjetin për rreth tetë orë. Terminalet publike që ofrojnë ngarkim të shpejtë mund të përdoren gjithashtu.

Drejtori Menaxhues i Peugeot UK, David Peel, tha se biznesi ishte i lumtur që është në rrugën e duhur  për të arritur qëllimin e krijimit të një game të plotë elektrike deri në vitin 2023. Ai e përshkroi e-208 si “një hap të madh në forcimin e pikave Peugeot në tregun gjithnjë e më shumë në rritje të EV. Në 2017, shitjet globale të makinave elektrike kapën vlerën e 1.1 milionëve, një rritje prej 54 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Gjendja globale e makinave elektrike tejkalonte 3 milionë atë vit, me 40 për qind të makinave elektrike të planetit në rrugët kineze.

Peugeot është kompania e madhe me e fundit që po bën lëvizje në sektorin e automjeteve elektrike. Në vitin 2018, Mercedes lancoi makinën e parë elektrike të saj, Mercedes-Benz EQC, ndërsa Volvo bleu një pjesë në FreeWire Technologies, një biznes me bazë në Kaliforni për ngarkimin e makinave me energji elektrike me karikim përmes Fondit të saj Volvo Cars Tech.

Scan,  26.02.2019