Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Politikë e re për naftën, Albpetrol: Në 2019 do promovohen blloqet e lira për investitorët

Gjatë vitit 2019 do të ndiqet një politikë e re në drejtim të promovimit të blloqeve të lira të naftës, që janë në administrim nga kompania shtetërore e naftës Albpetrol.  Deri më tani, nuk ka patur fushata të mirëfillta promovimi , duke ndjekur thjesht politikën e “derës së hapur”, ku çdo investitor nuk ndalohej të shprehte interesin  për investim.

Ndërkohë që tashmë Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisin promovimin e vendburimeve të lira në administrim të kompanisë shtetërore të naftës, me synim lidhjen e Marrëveshjeve Hidrokarbure me investitorë që plotësojnë kushtet teknike dhe financiare.

Në planin e punës së Albpetrol për vitin 2019 thuhet se në bashkëpunim edhe me drejtoritë e Gjeologjisë dhe të Prodhimit, do të finalizohen paketat e të dhënave me qëllim shitjen e tyre tek shoqëritë e interesuara për të aplikuar për lidhjen e Marrëveshjeve Hidrokarbure për vendburimet/blloqet që do të shpallen të lira nga MIE. Aktualisht shoqëria “Albpetrol” sh.a ka nën administrim vendburimet: Panaja, Frakull, Povelҫë, Divjakë, Drashovicë, Ballaj-Kryevidh si dhe blloqet e kërkimit Adriatik2, Adriatik 3, Adriatik 4, Veriu i Rodonit dhe ai i Delvinës.

Scan,  16.02.2019