Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dy persona të maskuar grabitën një karburant në Vlorë

Një tjetër karburant është grabitur gjatë natës në Novoselë. Report Tv siguron pamjet nga karburanti që është grabitur. Sipas burimeve kanë qenë dy persona të kamufluar që kanë kërcënuar rojën duke i marrë xhiron ditore afro 35 mijë lekë.

Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që ti thonë njëri-tjetrit ‘nxirr pistoletën’, ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që këtë zonë grabiten pika karburantesh.

Shqiptarja.com  09.02.2019