Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importet e karburanteve ndjekin ciklin e ARMO-s

Importet e karburanteve po ndjekin ciklin e prodhimit të ARMO-S. Teksa rafineria pothuajse ishte pa aktivitet në pjesën më të madhe të vitit që shkoi, importet e karburanteve shihet të kenë pësuar një rritje të fortë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave gjatë vitit 2018 u importuan 502 mijë tonë ose 25% me shume se mëse 25% me shume se në vitin e mëparshëm.

Me 2017 uzina e përpunimit të thellë të naftës ishte në punë thuajse gjatë gjithë vitit, duke ndikuar në frenimin e importit. ARMO zë rreth 25 për qind  të nevojave të tregut të brendshëm ku vihet ne punë.

Burimet nga tregu pohojnë se, importet e naftës vitet e fundit janë nxitur edhe nga konsumi më lartë për shkak të angazhimit të projekteve të mëdha të investimeve në gazsjellësin TAP dhe atë Devoll.

Edhe pse rafineria e ARMO-s nuk e ka kartën teknologjike për të prodhuar naftë të parametrave ligjore D1, shifrat mbi importin tregojnë se nafta e përpunuar në vende tregtohet lirshëm në tregun vendas.

Duke nisur nga 1 janari 2010, është ndaluar përdorimi për automjete i naftës D2 në tregun shqiptar, për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit (mbi 1500 mg/kg) me objektivin që më 1 janar 2012 në Shqipëri të mos përdoret gazoil me përmbajtje më shumë se 10 mg/ kg.

Kontrollet e inspektoratit Qendror të naftës tregojnë se përgjatë viteve të fundit qindra pika karburanti në të gjithë vendin kanë tregtuar naftë me parametra të palejueshëm ku normat e squfurit kanë qenë shumë herë më të larta se ato të lejuarat.

Mirëpo  krahas naftës së ARMOS- në vend ushtrojnë aktivitet edhe shumë rafineri të tjera shpesh jo të ligjshme që përpunojnë dhe përziejnë naftë e cila nuk i plotëson parametrat e cilësie.

Aktualisht edhe pse me probleme komplekse të pronësisë dhe administrimit rafineria ARMO vijon të punojë që nga fundi i vjeshtës së vitit të kaluar dhe të jetë një furnitor i rregullt i tregut me naftë.

Monitor,  08.02.2019