Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen do prodhojë 15 mln automjete elektrike në vitet e ardhshme

Volkswagen ka njoftuar se ka në plan të prodhojë deri në 15 milionë makina elektrike gjatë viteve të ardhshme, raporton Reuters.

Kompania po investon më shumë se 12.5 miliardë dollarë në automjete elektrike dhe autonome deri në vitin 2013. Më shumë se 80% e totalit do të shkojnë për makinat elektrike.

Prodhuesi gjerman i makinave parashikon të sjellë 27 modele automjetesh elektrike deri në fund të vitit 2022, ku modelet e para pritet të lançohen vitin e ardhshëm. Kjo është pjesë e strategjisë së kompanisë për të hequr dorë nga modelet e motorëve me djegie.

VW ka deklaruar gjithashtu se po krijon një aleancë me Ford-in dhe mund të përdorë impiantet e kompanisë për të ndërtuar automjetet në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Kompania aktualisht është duke konvertuar shumë fabrika të saj europiane për të ndërtuar makinat elektrike në vend të modeleve të vjetra me naftë.

Scan,  08.12.2018