Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen shpenzon miliarda për makina elektrike dhe autonome

Volkswagen tha se do të shpenzojë 44 miliardë euro për makinat elektrike, digjitalizimin, ngarjen autonome dhe shërbimet e reja deri në vitin 2023, si pjesë e një shtytjeje nga prodhuesi më i madh i makinave në Europë për të prodhuar makina elektrike në masë.

Prodhuesi i makinave gjithashtu ka në plan të rrisë produktivitetin e fabrikave të saj me 30 për qind deri në vitin 2025, duke ndërtuar më shumë automjete me marka të ndryshme në të njëjtën linjë prodhimi, tha kompania sipas CNBC.

Kjo, sipas kompanisë do të ndihmojë në uljen e raportit të shpenzimeve kapitale të makinerisë në ndarjen automobilistike të grupit, në 6 për qind të ardhurave nga 2020 e tutje.

Scan,  19.11.2018