Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maliq, digjet kamioni në pikën e karburantit

Një zjarr i rënë në një pikë karburanti në fshatin Velitërnë të Maliqit ka shkrumbuar totalisht një kamion në pronësi të shtetasit V.D, 50 vjeç.

Mësohet se drejtuesi i kamionit po udhëtonte nga Greqia dhe në një moment lodhjeje ka parkuar mjetin në afërsi të pompave  të karburantit që kishte dalë jashtë funksionit prej 6-muajsh.

Sipas policisë, V.B. ishte në gjumë dhe kishte ndezur ngrohësen e kamionit të mbushur me ferizol dhe si pasojë e flakëve drejtuesi i mjetit është lënduar.Nga zjarri kamioni është djegur plotësisht se bashku me 1 automjet  tjetër të parkuar aty pranë, ndërsa raportohen edhe dëmtime në disa objekte.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, por po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Shqip,  07.11.2018