Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria, mundësitë për eksplorim të naftës dhe gazit në samitin ballkanik

Në datat 16-17 Tetor 2018, në Bukuresht, Rumani u zhvillua samiti i 6-të Ballkanik për Hidrokarburet. Ky event i organizuar nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Energjisë  së Rumanisë, ishte një mundësi ideale për kompanitë e naftës dhe gazit dhe kompani të tjera për të marrë pjesë në diskutime dhe takime bilaterale me ministritë e linjës të vendeve të Ballkanit dhe Agjencitë Kombëtare përgjegjëse për Hidrokarburet.

Në këtë samit morën pjesë përfaqësues të AKBN-së, kryesuar nga Z. Adrian Bylyku, Drejtor Ekzekutiv.

Fokusi i Samitit ishte mbi: mundësitë aktuale të kërkimit, vlerësimet gjeologjike, kuadri ligjor, raundet e liçensimit në vendet e Mesdheut, si dhe zhvillimet më të fundit në sektorin e naftës dhe gazit në rajonin e Ballkanit.

Z. Bylyku, si folës i ftuar në këtë samit, mbajti prezantimin me temë “Panoramë e plotë e sektorit hidrokarbur në Shqipëri”. Gjatë prezantimit u vu theksi në vlerësimet teknike dhe mundësitë për kërkim të burimeve të naftës dhe gazit, situatën aktuale të liçensimit për blloqet e lira, investimet e huaja në sektorin hidrokarbur, si dhe kuadri ligjor dhe rregullativ.

Gjatë ditëve të aktivitetit u zhvilluan disa takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve homologe të vendeve fqinjë si Greqi dhe Mali i Zi. Në keto takime u diskutua dhe u ra dakord për formalizimin e bashkëpunimit për shkëmbim eksperiencash për çështje të interesit reciprok, koordinim për projekte të përbashkëta, si dhe u diskutua mbi klauzola unitizimi ne rastet e zbulimeve nderkufitare, sipas të cilave vendet bien dakord mbi mundësitë e shfrytëzimit sa më efikas të burimeve respektive.

Kompani ndërkombëtare që operojnë në fushën e kërkimit dhe prodhimit në sektorin hidrokarbur, pjesëmarrës në këtë samit, shprehën interest ë veçantë për të konsultuar të dhënat gjeologo – gjeofizike të blloqeve të lira në Shqipëri, si mundësi potenciale për investim.

energjia.al  26.10.2018