Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kush do i kryejë funksionet e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme

Shqipëria parashikohet të ketë në të ardhmen Operatorin e Energjisë së Rinovueshme që do të jetë subjekti përgjegjës, që faturon dhe mbledh detyrimin pёr energjinё e rinovueshme të aplikuar tek të gjithë klientët fundorë të energjisë elektrike.

Por deri në krijimin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme, funksionet do të kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Energjisë dhe tashmë ka marrë fuqi ligjore.

Referuar nismës ligjore për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme “Operatori i Energjisë së Rinovueshme” parashikohet të jetë përgjegjës për faturimin dhe mbledhjen nga çdo furnizues i energjisë elektrike të pagesave për detyrimin për energjinë e rinovueshme për të gjitha kategoritë e prodhuesve me përparësi, të aplikuar tek të gjithë klientët fundorë, në përputhje me sasinë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të lëvruar te këta klientë.

Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë përgjegjës për nënshkrimin dhe administrimin e kontratave për diferencë me prodhuesit me përparësi të energjisë. Kjo përfshin menaxhimin e kontratave gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre, si dhe parashikimin e pagesave, sipas skemave mbështetëse për prodhuesit me përparësi, nё pёrputhje me detyrimin pёr energjinё e rinovueshme. Operatori i Energjisë së Rinovueshme është gjithashtu, përgjegjës për shlyerjen e shumave të pagueshme për prodhuesit me përparësi.

Operatori i Energjisë së Rinovueshme duhet të mbajё të dhëna tё hollësishme për të gjitha masat mbështetëse. Këto të dhëna duhet të mbahen gjatё gjithё kohëzgjatjes sё kontratës për diferencë dhe për një periudhë shtesë prej dhjetë vitesh, duke përfshirë të gjitha informacionet e nevojshme për të provuar se kushtet e kontratës për diferencë janë përmbushur.

Operatori i Energjisë së Rinovueshme duhet të publikojë çdo vit detajet e llogaritjeve e të shpërblimeve, sipas kontratave për diferencë. Operatori i Energjisë së Rinovueshme duhet të kryejë një vlerësim të fazës së parë të procesit konkurrues, përfshirë përqindjen e realizuar të projekteve të energjive të rinovueshme të deklaruar fitues në procesin konkurrues, pas marrjes së certifikatës së pranimit të veprës.

E deri në krijimin e këtij organi publik, funksionet e përgjegjësitë e mësipërme do të kryhen nga OSHEE.

Scan Tv,  24.05.2018