Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lluka: Masa ndaj bordit nëse rritja e pagave dëmton KEK-un

Edhe pse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) muaj më parë iu ka rritur pagat punëtorëve të saj nga 100 euro në mënyrë lineare, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka nuk ka vepruar njësojë sikur me ndërmarrjen e “Ibër-Lepencit” për shkarkimin e bordit për rritje të pagave.

KEK ka shpërndarë rrogën e 13-të për menaxhmentin dhe Bordin, si dhe bonuese të ndryshme në vazhdimësi për stafin e kësaj ndërmarrje publike, ku paga mesatare është rreth 800 euro, megjithatë, ministri Lluka për KosovaPress tha se nëse Bordi i KEK-ut ka dëmtuar këtë ndërmarrje energjetike me ngritjen e pagave së fundmi për punëtorë, duhet të merren masa edhe ndaj këtij bordi.

“Është Bordi i cili merret me KEK, dhe në fund vlerësohet performanca e Bordit, nëse Bordi ka vendosur gabimisht me rritje të pagave dhe e ka dëmtuar performancën e KEK-ut, atëherë si rezultat edhe duhet të merren masa ndaj atij bordi”, ka thënë ministri Lluka.

Ai ka thënë se KEK-u vitin e kaluar ka deklaruar 10 milionë euro fitim, por që Qeverisë së Kosovës, nuk i paguan devidentë.

Ndërsa, ka sqaruar për vendimin e marrë ditë më parë shkarkimin e katër anëtarëve të Bordit të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”.

“Rasti në ‘Ibër-Lepencit’, ka qenë kryesisht për shkak të mos respektimit të ligjit dhe të vendimeve që janë marrë nga ministria për mos shpërndarje të bonuseve… aq më keq edhe ligji e ndalon ndarjen e bonuseve nëse nuk ka performcë të mirë në ndërmarrje. Prandaj, në rastin e ‘Iber Lepencit’, bordi e ka aprovuar një vendim për shpërndarje të bonusit për anëtarë të bordit, si dhe rrogën e 13-të për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes. Rroga mesatre në ‘Iber-Lepenc’ është diku 900 euro, pranoj, është një ndikim buxhetor shumë i madh”, ka thënë ministri Lluka.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka miratuar më 8 maj propozimin për shkarkimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, pasi Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndaluar shpërndarjen e bonuseve për shkak të gjendjes së rëndë të ndërmarrjeve publike.

Telegrafi,  21.05.2018