Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sindikata e KEK-ut: Mos luani me ndjenjat e punëtorëve

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës (SRKEK), Nexhat Llumnica, ka demantuar ndarjen e pagës së 13 për punëtorët e KEK-ut dhe faktin se paga mesatare në këtë korporatë është 800 euro, duke kërkuar që të mos bëhen spekulime dhe të mos luhet me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut. 

“Edhe pse meritojmë shumë më shumë punëtorët e KEK-ut, lajmi që po qarkullon nëpër portale se kanë marrë pagë të 13 nuk qëndron ashtu siç nuk qëndron se paga mesatare në KEK është 800 euro. Bazuar në punën me rrezikshmëri në KEK, kushtet e punës dhe angazhimin maksimal për prodhim stabil me energji elektrike punëtorët e KEK-ut meritojnë paga edhe më të larta”, ka thënë ai.

Telegrafi,  21.05.2018