Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria ka vendosur një rekord të ri për çmimin e karburanteve, duke hyrë në listën e dhjetë vendeve me çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat janë publikuar nga ana e “Global Petrol Prices” dhe dëshmojnë se aktualisht në Shqipëri një litër naftë kushton 1.69 dollarë, duke e renditur vendin tonë të dhjetin për nga çmimi i lartë i naftës. Sipas Global Petroleum Prices, 9 shtetet e tjera që kryesojnë për nga çmimi I naftës, janë gjithashtu dhe vendet më të pasura të botës si Islanda, Norvegjia, Monako, Hong Kong etj. Përjashtim në klubin e atyre që paguajnë çmime rekord për karburantet përbën vetëm Shqipëria, e cila zyrtarisht është vendi më i varfër i Europës. 

Ditët e fundit, çmimi i naftës në tregun vendas është rritur me 5-6 lekë për litër duke arritur rreth 180 lekë për litër. Por kjo duket se nuk do të jetë kostoja e vetme për qytetarët, pasi rritja mund të vazhdojë. Pas tre vitesh në nivele të ulëta, çmimet e naftës bruto kanë hyrë në një valë të fortë rritje, që po reflektohet edhe në pikat me pakicë të karburanteve. Banka Botërore deklaroi se çmimet e naftës në tregjet globale do të vazhdojnë të rriten më tej gjatë këtij viti për shkak të rritjes së kërkesës, rënies së prodhimit nga OPEC dhe shqetësimeve për sanksione të reja mbi Iranin.

Shekulli,  18.05.2018