Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makina super komode elektrike për vetëm 10.000 dollarë

Kjo makinë elektrike përdor vetëm tre rrota. Prototipi vjen nga “Sondors Elecric Car Company” me një çmim fillestar vetëm 10,000 $.

“Dëshirojmë të jemi në gjendje të ekzekutojmë makinën mjaft shpejt për të kaluar shpejt nga prototipi , ideja inxhinieri dhe prodhimi”, shprehet kompania

Rrota e katërt e munguar e Sondors e kategorizon veturën si motor, kjo i lejon kompanisë anashkalimin e standardeve më rigoroze rregullatore dhe gjithashtu ul kostot në një mënyrë dramatike.

Makina është vërtet interesante pasi ju ndiheni shumë komodë me të gjithë hapësirën që ju ofron.

Dizajni i automjetit u frymëzua nga makina të stilit Gran Turismo por Sondors dëshiron që makina të jetë elegante dhe dizajni i saj të jetë në gjendje t’i rezistojë të gjitha kohërave.

Kompania nuk do të ketë një pikë vizive shitjeje, por ju do ta porosisni makinën tuaj në internet dhe makina juaj do t’ju vijë në derën e shtëpisë.

Dhe do të keni një manual, do të keni video që do të keni akses 24/7, nëse keni ndonjë problem, për të ashtuquajturin “genius bar” për shërbimin e teknologjisë. Pra, do të jetë mjaft interesante.

Pjesët e reja do të transportohen direkt tek konsumatori.

Modeli Sondors duket si një konkurrent i vërtetë në tregun e makinave elektrike. Është e përballueshme, është e madhe për udhëtarët, dhe nuk duket e çuditshme, të paktën nga përpara. Por ky është ende prototipi.

Ata do të jenë duke shtuar disa karakteristika të tjera si dhe një hapësirë edhe më të bollshme. A do ta blinit këtë makinë elektrike për 10,000 dollarë?

Scan Tv,  17.04.2018