Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia ul çmimet për naftën

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi rritja e prodhimit nga Rusia dhe pritshmëritë për reduktimin e çmimeve nga Arabia Saudite janë eklipsuar nga një rënie potenciale e prodhimit në SHBA.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 63.1 dollarë për fuçi, pas rënies me rreth 2% në sesionin e kaluar. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.8 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 2.5%. Analistët shprehen se, tregtarët janë të shqetësuar për shkak të numrit të lartë të pozicioneve afatgjata.

Në janar të këtij viti, nafta Brent u rrit mbi 71.28 dollarë për fuçi, por që nga ajo kohë ka dështuar të tejkalojë këtë nivel teknik.

Gjithashtu, ka pasur presion edhe nga tregu fizik, pasi eksportuesi më i madh në botë, Arabia Saudite, pritet të ulë çmimet për të gjitha kategoritë e naftës bruto, që do të shesë në Azi, gjatë majit.

Në anën tjetër, Rusia prodhoi 10.97 milionë fuçi naftë në ditë gjatë marsit, nga 10.95 milionë fuçi që ishte prodhimi në shkurt.

Analistët mendojnë se, çmimet e naftës do të ndikohet edhe nga të dhënat që pritet të publikohen në SHBA, gjatë kësaj jave mbi prodhimin dhe rezervat e naftës.

Scan,  03.04.2018